Kryetari i Kumanovës Dimitrievski njoftoi se do të kanididojë edhe për një mandat

Desk
By Desk October 30, 2020 21:31

Kryetari i Kumanovës Dimitrievski njoftoi se do të kanididojë edhe për një mandat

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, njoftoi se do të kandidojë edhe për mandat tjetër në zgjedhjet e ardhshme lokale, përcjell FLAKA.

“Unë pres mbështetje nga LSDM, unë jam atje që nga viti 1991, të gjithë shokët e mi të partisë janë atje. Ne e mundëm regjimin, ne kemi detyrimin ta ndryshojmë Maqedoninë në një vend më të mirë për të jetuar. Para 3 vitesh kam ardhur me një program me afate 2, 4 dhe 8 vjet dhe kam ndërmend ta realizoj programin. Unë do të shkoj në garë, nëse marr mbështetjen nga LSDM unë me siguri do të jem kandidat”, tha Dimitrievski për TV ALFA.

Ndryshe, ai kohët e fundit ka qenë në marrëdhënie të tensionuara me udhëheqjen e partisë, LSDM-së, ku ata u distancuan nga deklarata e tij se ka ende mbetje të sundimit të regjimit të kaluar. FLAKA

Desk
By Desk October 30, 2020 21:31