Kryetari i Shkupit Shilegov takohet me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Redaksia
By Redaksia 12 Prill, 2019 19:04

Kryetari i Shkupit Shilegov takohet me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot realizoi takim bilateral me prefektin e Tiranës, Erion Veliaj.

Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, takimi është në suaza të ditës së dytë të asamblesë së përgjithshme të Rrjetit të shoqatave të pushteteve lokale nga Evropa Juglindore (NALAS) që dje dhe sot po mbahet në Shkup.

“Dy kryetarët e komunave biseduan për disa tema nga sfera e vetëqeverisjes lokale, me theks në mundësitë për zhvillim të përshpejtuar ekonomik të Shkupit dhe Tiranës dhe për konceptin e qyteteve të mençura. Ata këmbyen përvoja pozitive për transportin e qëndrueshëm urban, zgjidhjet infrastrukturore dhe ngritjen e higjienës komunale”, thuhet në kumtesë.

Shilegov dhe Veliaj folën edhe për bashkëpunimin e mirë që e kultivojnë dy qytetet dhe cekën se në periudhën në vijim do të punojnë që ai bashkëpunim të thellohet.

Redaksia
By Redaksia 12 Prill, 2019 19:04