Kryetari i VMRO-DPMNE-së nga Mogilla është kapur me traktor të ngarkuar me drunj gjatë orës policore

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 21:02

Kryetari i VMRO-DPMNE-së nga Mogilla është kapur me traktor të ngarkuar me drunj gjatë orës policore

Policia gjatë vikendit e ka arrestuar Oliver Risteskin, kryetar i Komitetit të VMRO-DPMNE-së nga Mogilla, i cili sipas buletinit policor, bashkë me persona tjerë gjatë kohës së orës policore janë kapur duke lëvizur pa leje me një traktor të ngarkuar me drunj në fshatin Dërvenik drejt Sërpcit të Poshtëm, njofton Portalb.mk.

MPB kumtoise kundër tyre do të dorëzohet padi penale pasi që nuk kanë pasur leje për lëvizje. Ngjarjen sot në konferencë për shtyp e konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev i cili vjen nga e njëjta parti me Ristevskin, ndërkaq kryetari i VMRO-DPMNE-së thotë se këto janë inskenime kundër tij dhe se do të padisë në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut.

Në buletin shkruan se të shtunën në ora 13:30, i punësuari në Policinë e Pyjeve ka paraqitur se nga fshati Drevenik drejt Sërpcit të Poshtëm kanë lëvizur disa traktorë të ngarkuar me drunj, të cilat janë ndaluar pasi që ka dhënë shenjë pylltari. Pas paraqitjes nga Policia e Pyjeve, në vendin e ngjarjeve ka dalë një pylltar nga NP Pyjet Nacionale, i cili i ka takuar personat në afërsi të Drevenik, duke i tërhequr drunjtë e prerë dhe prej atje i kanë mbledhur për t’i transportuar. Pylltari u ka treguar se do të përgatit procesverbal dhe do ta dokumentojë rastin, ndërkaq kundër të gjithë personave do të dorëzohet padi nga shërbimet përkatëse.

Pas paraqitjes së rastit, zyrtarët policorë të SPB Manastir menjëherë kanë dalë në terren ku i kanë takuar personat O.R. (44), K.S. (54) dhe G.S. (30), të tre nga Sërpcja e Poshtme, dhe M.I. (65) nga Prilepi. Të njëjtit nuk kanë pasur leje për lëvizje gjatë masës për ndalesë së orës policore dhe janë privuar nga liria.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 21:02