Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe BFI me projekte të përbashkëta

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe BFI me projekte të përbashkëta

Redaksia

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, të enjten, në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup (FSHI), ka mbajtur takim akademik me përfaqësues të ndryshëm të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe të shteteve të ndryshme, informon gazeta KOHA.

Në këtë takim, prezent ishin Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef Rexhepi, Mustafa Dauti-kryetar i organizatës “Hilal”, dekani i FSHI Shaban Sulejmani, myftilerët e BFI-së, profesorë të Fakultetit dhe të Medresesë, studentë etj.
Me referatet e tyre u paraqitën Kelemend Mahmoud, delegat i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Rrjetëzim dhe Vizitë Burgjeve; Daniela Malijanska-Mitevska, përfaqësuese e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut dhe të ftuar të tjerë.

Ndërsa, Reis’ul-Ulema Sulejman ef. Rexhepi i përshëndeti të pranishmit në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe paraqiti kumtesën “Mëshironi në tokë, që të jeni të mëshiruar nga qielli.

“Institucioni ynë vazhdimisht ka qenë në krah të më të dobëtëve, të hallexhinjve, të atyre që veç shpirtit dhe Zotit të madhërishëm nuk kanë pasur askënd tjetër afër, për të shpëtuar kokën dhe për të mbajtur gjallë shpirtin. Të udhëhequr nga shpirti human, nga obligimi vëllazëror, humanist, për të ndihmuar njerëzit – pavarësisht feve dhe bindjeve të tyre politike – tha në vazhdim h. Sulejman ef. Rexhepi, ne si institucion që përfaqësojmë komunitetin mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut kemi bërë maksimumin edhe për refugjatët në vitet 2015-2016, pas luftës në Siri, të cilët (mbi 1 milion) kaluan “nga Gjevgjelia në Tabanoc” drejt Evropës, në të cilin rrugëtim OH “Hilal”, por dhe besimtarët e thjeshtë, të të 13 myftinive tona, u dolën në ndihmë emigrantëve, duke i ndihmuar me ujë dhe me bukë, me ilaçe dhe me lutje në tejkalimin e vështirësive të tyre në këtë pjesë të rruzullit tokësor”, tha midis tjerash në fjalën e tij, Reis’ul-Ulema Sulejman ef. Rexhepi, transmeton gazeta KOHA.

Me një fjalë, shtoi më tej ai në fjalën e tij, Bashkësia Fetare Islame mbetet e hapur për të dhënë përkrahjen e vet, për bashkëpunim mes dy institucioneve – Kryqin e Kuq dhe Gjysmëhënën e Kuqe, në çfarëdo mënyrë, për shkak se jemi të vetëdijshëm se bashkëpunimi ynë i kontribuon të drejtës humanitare ndërkombëtare dhe gjetjes së zgjidhjeve ku ajo e drejtë është shkelur dhe është cenuar – vuri në dukje, përveç tjerash, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi në Takimin akademik të Kryqit Ndërkombëtar në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. (koha.mk)

Continue Reading

Previous: “Zelena Llupa”: Çavkovi nuk guxon të falet, ka financuar fushatën e Ivanovit
Next: Ish prokurori amerikan ligjëroi në Fakultetin Juridik të UT-së

Të ngjashme

REDAKT....Tani-ne-si-komision-kemi-dalur-nw-teren-Urim-750x430 Tetë vite premtime për një bulevard

Tetë vite premtime për një bulevard

Redaksia
euro-750x430 Kujt do i konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Kujt do i konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Redaksia
parqet-768x440-1 Parqet vlonin nga qytetarët, të rinjtë thonë se u mungojnë kafenetë

Parqet vlonin nga qytetarët, të rinjtë thonë se u mungojnë kafenetë

Redaksia

TË FUNDIT

Sosiedati-780x470 Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

ZHrgrova-780x470 Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

514854-WaJqRzi285 Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

2 Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

111 Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare

Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.