Kryqi i Kuq, vullnetarizmi, vlerë më fisnike për mbarë njerëzimin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Dhjetor, 2021 19:36

Kryqi i Kuq, vullnetarizmi, vlerë më fisnike për mbarë njerëzimin

Vullnetarizmi është element thelbësor i të gjitha shoqërive dhe në këtë epokë të ndyshimeve të vazhdueshme ai nxjerr në pah vlerat njerëzore më fisnike drejt paqes, lirisë, sigurisë dhe drejtësisë për mbarë njerëzimin.

Për ta shënuar këtë ditë nën moton “Heronjtë në mes nesh -të pandalur” Kryqi i Kuq në vend ia kushtoi 3000 vullnetarëve të vendit të cilët veprojnë shpesh në rrethana të vështira dhe të rrezikshme.

“Gjatë viteve jemi dëshmitarë se si rezultat të ndryshimeve klimatike, katastrofat natyrore dhe sfidat e ndryshme me të cilat përballet një shoqëri gjithnjë më shumë kemi nevojë për kontributin e vullnetarëve, të cilët me përvojën, dëshirën dhe motivimin e tyre paraqesin segment të përpjekjeve të përgjithshme për sigurimin e shërbimeve të ndryshme për shumë kategori njerëzish të ekspozuar ndaj rreziqeve” – tha Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Shtoi se është e nevojshme të vendoset një sistem vullnetar, përmes të cilit do të jemi gjithmonë të gatshëm për t’u përballur me lloje të ndryshme të sfidave dhe fatkeqësive shëndetësore dhe sociale.

Presidenti Stevo Pendarovski përmes një video fjalimi duke uruar vullnetarët për punën e tyre tha se kontributi dhe njohuritë e tyre janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për vendit.

Çdo 5 Dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e vullnetarizmit dhe i dedikohet mbi 14 milion vullnetarëve në nivel global dhe ju dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë të angazhuar anembanë botës të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale në interes të shoqërisë dhe komunitetit më të gjerë. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Dhjetor, 2021 19:36