KSHPK me dy procedura kundërvajtëse kundër presidentit Ivanov

Desk
By Desk 24 Prill, 2019 16:02

KSHPK me dy procedura kundërvajtëse kundër presidentit Ivanov

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme solli vendim për ngritjen e dy procedurave kundërvajtëse kundër presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov për dekretet e sjella për avancimin dhe vendosjen e eprorëve në Armatë gjatë periudhës zgjedhore, të publikuara në Gazetën Zyrtare më 26.02.2019, që paraqet mosrespektim të ndalesave të përcaktuara në Kodin zgjedhor dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave.

Siç u sqarua, presidenti Ivanov me dekret e ka avancuar në pozitë gjeneral-nënkolonel nga gjeneral-major Vasko Gjurçinovskin, shef aktual i Shtatmadhorisë. Është konstatuar se gjatë avancimit të këtij eprori në gradë më të lartë nuk është vepruar në pajtim me dispozitat e Ligjit për shërbim në Armatë, ku qëndron se shefi i Armatës gjegjësisht MM zbaton procedurë për avancim dhe i jep propozim presidentit, që në këtë rast, siç është theksuar në përgjigjen e MM deri tek KSHPK, nuk është dorëzuar. Sipas KSHPK kjo shkakton dyshimet se Ivanov i ka tejkaluar autorizimet ligjore dhe ka sjellë vendim pa zbatimin paraprak të procedurës së përcaktuar me ligj. Me sjelljen dhe zbatimin e dekretit, vlerësojnë nga KSHPK, Gjurçinovskit do t’i jepet pagë e rritur, veprim i cili ndalohet në periudhën e zgjedhjeve.

Me dekretet e presidentit Ivanov me të cilat vendoset gjenerali i brigadës Orce Jordev zëvendëskomandant i KOB dhe nënkolonel Dragan Kovaçki komandant i Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike dhe kolonel Besnik Emini si shef i Shtabit të KOB, të sjella pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve do t’u paguhet pagë e rritur, veprim i ndaluar në periudhën zgjedhore. Me ndërmarrjen e këtyre veprimeve presidenti Ivanov ka kryer shkelje të dispozitës së nenit 8-a paragrafi 1 alinea 2 për çka edhe KSHPK solli vendim për ngritjen e procedurës kundërvajtëse. .

Desk
By Desk 24 Prill, 2019 16:02