KSHPK me iniciativë deri te kryeministri, përgjegjësi etike për anëtarët e Qeverisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:01

KSHPK me iniciativë deri te kryeministri, përgjegjësi etike për anëtarët e Qeverisë

Komisioni Shtetrorë për Parandalimin e Korrupcionit kanë konstatuar se pesë anëtarë të qeverisë kanë shkelur kodin e tyre gjatë zgjedhjeve lokale vitin e kaluar. Sipas tyre Fehmi Jonuzi, zv/drejtor i burgut Idrizovë, Abdulselam Selami, zv/drejtor i DAP-it, Bekim Rexhepi, zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Nazim Bushi, zv/ministër i Brendshëm dhe Artan Grubi, Ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, kanë vepruar në kundërshtim me Kodin e Etikës për anëtarët e qeverisë dhe zyrtarët publikë të emëruar nga Qeveria dhe kanë marrë pjesë në një ngjarje lidhur me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Koliçan i Poshtëm.

“Propozoj që t’i dorzohet një iniciativë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe personit të caktuar përgjegjës për zbatimin e Kodit për të nisur procedurën lidhur me përcaktimin e përgjegjësisë së tyre” – tha Anëtari i KSHPK-së, Nuri Bajrami.

Sipas KSHPK-së kryetari i komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, ka përdorur automjetin zyrtar për fushatën e tij. Ata kanë ftuar prokurorinë që të veprojë.

“Kemi edhe një tjetër boshllëk në Kodin Zgjedhor e cila sipas meje u mundëson partive populizëm me ç’rast thuhet se, ka një ndalim por jo edhe sanksione” – deklaroi Anëtari i KSHPK-së, Goran Trpenoski.

Për pasaktësi të tilla sipas KSHPK-së, duhet të specifikohen disa kushte për kandidatët mëdha, nëse hapet Kodi Zgjedhor. Ndryshe KSHPK-ja miratoi edhe programin vjetorë të aktiviteteve për vitin 2022. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 20:01