KSHZ, 23 ankesa për parregullsi zgjedhore

Redaksia
By Redaksia 3 Nëntor, 2021 12:36

KSHZ, 23 ankesa për parregullsi zgjedhore

Deri dje në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) janë dorëzuar gjithsej 23 ankesa lidhur me procedurën e votimit dhe procedurën e grumbullimit dhe përcaktimit të rezultateve.

shtatë ankesa nga partia politike VMRO-DPMNE, të cilat i referohen vendvotimeve 1156, 1178, 1157, 1182, 1183, 1176 dhe 1181 në komunën Staro Nagoriçane,

– Shtatë ankesa nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet 2966/1 dhe 2958/1 në komunën e Shuto Orizarit, vendvotimin numër 1612 në komunën e Konçës, vendvotimet 835, 874 dhe 865 të komunës së Koçanit dhe vendvotimit 882 në komunën Çeshinovë-Obleshevë,

– një ankesë nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e cila i referohet vendvotimit numër 1532 në komunën e Probishtipit,

– pesë ankesa nga partia politike BDI, të cilat i referohen vendvotimeve numër 2341, 2352 dhe 2355 në komunën e Studeniçanit dhe vendvotimeve numër 2107 dhe 2108/1 në komunën e Zhelinës dhe

– tri ankesa nga Grupi i Votuesve Enver Pajaziti lidhur me vendvotimet me numër 2037, 2040/1 dhe 2038 në komunën e Bërvenicës.

Redaksia
By Redaksia 3 Nëntor, 2021 12:36