KSHZ dhe IDK për vizitë pune në Ohër, në takim me përfaqësues të KKZ dhe kandidatët për kryetarë

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 17:46

KSHZ dhe IDK për vizitë pune në Ohër, në takim me përfaqësues të KKZ dhe kandidatët për kryetarë

Përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve  dhe të Institutit Demokratik Kombëtar sot ishin për vizitë pune në Ohër, ku realizuan takim me anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor dhe me kandidatët për kryetarë, gjegjësisht përfaqësues të tyre.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, thase qëllimi i vizitës është që të shihen kushtet në të cilat punon KKZ-ja, nëse zbatohetn të gjitha punët organizative në pajtim me afatin kohor.

“Jemi këtu të informohemi nëse kandidatët janë të kënaqur me punën e administratës zgjedhore. KKZ dhe të zgjidhen të gjitha dilemat eventuale, me qëllim që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë korrekte dhe të drejtë dhe në fund të japin fitues me legjitimitet të plotë”, tha ai.

Trajnuesit e KSHZ-së tashmë një periudhë të gjatë zbatojnë trajnim me kryetarët dhe zëvendëskryetarët  e këshillave zgjedhorë, me qëllim të rritjes, përmirësimit të nivelit të cilësisë së organeve zgjedhore, që t’i ulin lëshimet teknike që paraqiten në ditën e zgjedhjeve, ndërsa menaxhimit të pamjaftueshëm të manualeve, gjegjësisht dispozitat ligjore nga ato që i zbatojnë zgjedhjet në terren.

Kandidatëve dhe shtabeve të tyre u porositi të përmbahen ndaj Kodit Zgjedhor, t’i respektojnë kundërkandidatët, të zhvillojnë fushatë korrekte përmes garës së ideve, prej atje që vetëm në këtë mënyrë do të luftojnë për legjitimitet para qytetarëve.

Njëherit, pas vizitës së KKZ-ve, përfaqësuesit e KSHZ-së dhe IDK kanë pasur takime me kandidatët për kryetarë të Ohrit, të cilët fushatën zgjedhore rrjedhën e deritanishme të fushatës në përgjithësi e vlerësuan si korrekte dhe demokratike.

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 17:46