KSHZ, miratohen kërkesat për vëzhgim të procesit të referendumit | FOTO

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 29 Gusht, 2018 12:12

KSHZ, miratohen kërkesat për vëzhgim të procesit të referendumit | FOTO

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në senacë ne 7-të me radhë shqyrtoi dhe miratoi kërkesat për marrje të autorizimit për vëzhgim në referendumin e ardhshëm të parashtruara nga organizata të ndryshme, raporton Flaka nga seanca e KSHZ-së. 

Me këtë vendim u aprovuan kërkesat e dorëzuara nga Misioni Vëzhgues  për Referendumin e OSBE/ODIHR (OSCE/ODIHR Referendum Observation Mission), Komiteti për Demokraci të Hapur (Committee for open democracy), si dhe Fondacioni për Shpëtim të Tokës (The Earth Saviours Foundation).

Anëtarët e Komisionit miratuan edhe raportitn në lidhje me aplikimet e paraqitura me të cilat qytetarët paraqiten për votim në përfaqësitë konsullore-diplomatike dhe zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë në vendet e huaja.

Me shumicë prej shtatë votash u miratua edhe propozim-përfundimi për zbatim të Rregullores, nr. 07-210/4 nga 19.02.2014, për mënyrën e veprimit të policisë gjatë zbatimit të zgjedhjeve, për Referendumin 2018. Në seancë u tha që rregullorja është identike me rregulloret e zbatuara edhe në ciklet e kaluara zgjedhore, raporton Flaka

Seanca vijoi me shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesave për mospranim të kryerjes së detyrës së kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarit dhe zëvendësanëtarit  të komisioneve zgjedhore komunale. Pas aprovimit, u ndoq procedura elektronike e kooptimit të kuadrove që për arsye nga më të ndryshmet kishin deponuar në KSHZ kërkesat e tyre.

Në vijim të seancës, Komisioni po shqyrton edhe Raportin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për punët e ndërmarra sipas nenit 153 të Kodit Zgjedhor, për pranim të  pjesës së mbetur të mandatit për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas njoftimit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për përfundimin e mandatit të deputetit Petar Atanasovski. Flaka

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 29 Gusht, 2018 12:12