KShZ miratoi planin financiar, 400 mln den. për fushatën mediatike të partive

Desk
By Desk January 8, 2020 19:16

KShZ miratoi planin financiar, 400 mln den. për fushatën mediatike të partive

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve planifikon që për zgjedhjet parlamentare të 12 prillit të shpenzojë 571 milion e 500 mijë denarë.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve, rreth 400 milion, planifikohen të harxhohen për financimin e fushatës mediatike të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Kryetari i KShZ-së, Oliver Derkovski, konsideron se ka mjaftueshëm fonde për zgjedhje.

“Për këtë dedikim, gjatë zgjedhjeve presidenciale u shpenzuan rreth 3 milion e 800 mijë euro. Tani në buxhet janë parashikuar mbi 233 milion denarë, por edhe bashkë me rezervat arrihet shifra 400 milion denarë. D.m.th. ka mjaftueshëm para.”,- deklaroi kryetari i KShZ-së, Oliver Derkovski.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, diaspora do të votojë nëse paraqiten 6 700 votues

Në seancën e sotme, KShZ miratoi planin e furnizimeve publike që ka të bëjë me funksionimin normal të komisionit si dhe realizimin e aktiviteteve zgjedhore. Të gjitha furnizimet për aktivitetet zgjedhore do të duhet të realizohen në muajt janar – shkurt në një procedurë të hapur. Votimi i diasporës në këto zgjedhje do të realizohet vetëm nëse për të votuar paraqiten 6 700 votues. Nëse nuk arrihet kjo shifër fondet e dedikuara për diasporën nuk do të harxhohen për nevoja të tjera thotë Derkovski. Në zgjedhjet e kaluara, për votimin e diasporës janë shpenzuar 28 milion denarë.

Desk
By Desk January 8, 2020 19:16