KSHZ, Nënkryetarja Shehu nis procedurat për zbatimin e gjuhës Shqipe

KSHZ, Nënkryetarja Shehu nis procedurat për zbatimin e gjuhës Shqipe

Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor – KSHZ, Ditmire Shehu, në seancën e sotme ka nxitur iniciativa për aplikimin e gjuhës Shqipe në këtë institucion, transmeton Agjencia e Lajmeve Flaka.

Në mbledhje, Shehu ka kërkuar fillimisht që të ndryshohet rregullorja e punës së KSHZ konform ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Në këtë drejtim, Shehu ka kërkuar që nga mbledhja e ardhëshme rendi i ditës të dorëzohet edhe në gjuhën Shqipe, njofton Flaka

Për të aplikuar Shqipen në KSHZ, Shehu ka kërkuar të kryhet plotësim i Planit për furnizime dhe të parashikohen mjete për furnizimin e pajisjeve, respektivisht kabinës për përkthime simultante.

Në drejtim të zbatimit edhe të gjuhës Shqipe në KSHZ, nënkryetarja Ditmire Shehu ka kërkuar nga financat pëlqim për punësimin e dy përkthyesve. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 31, 2019 15:12

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA