KSHZ, pranohet kundërshtimi i BDI-së për Studeniçan

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:36

KSHZ, pranohet kundërshtimi i BDI-së për Studeniçan

KSHZ pranoi kundërshtimin e BDI-së për vendvotimin 2341, në Studeniçan. Sipas sqarimit të parashtruesit të kundërshtimit numri i votuesve të evidentuar nuk përputhet me numrin e përgjithshëm të fletëve të votimit, sipas procesverbalit numër 16b.

“Propozoj që të hapet materiali, në bazë të nenit 147, pika e 10-të që të shihet gjendja faktike.” – tha Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Në vendvotimin 2341 në Studeniçan të drejtë vote kanë 733 votues prej të cilëve në rrethin e dytë kanë votuar 549.

Rivotimi në këtë vendvotim mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar pasi diferenca mes kandidatit të BDI-së dhe atij të PDSH-së është vetëm 59 vota në favor të kandidatit të PDSH-së.

KSHZ hodhi poshtë të gjitha kundërshgtimet e partisë TMRO për në Staro Nagoriçanë pasi nuk ishin parashtruar personalisht ose nga përfaqësues i autorizuar.

Paraprakisht, KSHZ miratoi plotësimin e konkluzës për njoftimin e rezultateve përfundimtare nga votimi për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit pas rrethit të dytë zgjedhor më 31 tetor, për komunat: Koçan, Konçe, Shuto Orizarë, Çeshinovë Obleshev dhe Probishtip. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:36
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.