KShZ: Të sëmurët gjatë kësaj periudhe mund të paraqiten për votim nga shtëpia, deri më 23 tetor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 20:13

KShZ: Të sëmurët gjatë kësaj periudhe mund të paraqiten për votim nga shtëpia, deri më 23 tetor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se personat të cilëve u është njohur e drejta e votës si të sëmurë dhe të pafuqishëm, do ta ushtrojnë këtë të drejtë edhe në rrethin e dytë zgjedhor, në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtat kushte si më 17 tetor. Për raundin e dytë të zgjedhjeve, mund të paraqiten edhe kërkesa të reja nga votuesit për ushtrimin e së drejtës për të votuar si një person i sëmurë dhe i pafuqishëm.

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve të reja për ushtrimin e të drejtës së votës si person i sëmurë dhe i paaftë është 23 tetori, deri në orën 24:00.

Votuesit që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar një ditë para ditës së caktuar për votim, si person në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të KOVID-19 dhe person i cili është dënuar me izolim, kërkohet të paraqesin një Kërkesë e re Komisionit Komunal Zgjedhor për votim.

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve të reja për ushtrimin e të drejtës së votës si person në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të KOVID-19 dhe personit të cilit i është shqiptuar masa e izolimit është deri më 25 tetor, ora 24:00.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 20:13