Kthehen edhe 180 qytetarë të Maqedonisë së Veriut nga Berlini dhe Boni

Driton Zenku
By Driton Zenku April 3, 2020 09:45

Kthehen edhe 180 qytetarë të Maqedonisë së Veriut nga Berlini dhe Boni

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) informon se dje është organizuar fluturim për riatdhesim të gjithsej 180 shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Berlini dhe Kolni/Boni.

Me këtë, numri i qytetarëve të riatdhesuar në organizim të MPJ-së, Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, MPB-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë me ditën e djeshme arrin 2.200 qytetarë të cilët janë deklaruar se pranojnë karantinën shtetërore te detyrueshme dhe pjesëmarrje në pagesën e çmimit të biletës, përcjell Shenja.

“Në fluturimin prej Shkupi për në Berlin kemi ndihmuar edhe 163 shtetas të huaj nga vendi që të dërgohen në shtëpitë e tyre”, qëndron në komunikatën e MPJ-së.

MPJ shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve kompetente në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Gjermani dhe Austri për bashkëpunimin gjatë dhënies së lejeve për fluturim dhe mbështetjen e plotë në këto kushte të rënduara.

MPJ në kumtesë shton mes tjerash se vazhdon me përpjekjet për kthimin e qytetarëve të Maqedonisë që kanë mbetur në diasporë.

Driton Zenku
By Driton Zenku April 3, 2020 09:45