Ku është Artan Grubi? Ja si përgjigjet Ahemti

Desk
By Desk May 12, 2020 22:02

Ku është Artan Grubi? Ja si përgjigjet Ahemti

“Artan Grubi është si kokrra e mollës” kështu u përgjigj sot lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në pyetjen e gazetarit i cili nuk e kishte parë Artan Grubin.

Lidhur me takimin e liderëve dhe datën e zgjedhjeve, Ahmeti tha se mbetet që javën e ardhshme të kemi edhe një takim, që të merren informatat e nevojshme nga institucionet kompetente dhe sërish të takohemi dhe të vendosim për datën e ardhshme për zgjedhje.

“Jemi në gjendje të luftës me një armik të padukshëm, në gjendje të luftës fjalën e kanë gjeneralët, e në këtë rast gjeneralë janë mjekët dhe epidemiologët të cilët bëjnë analiza dhe japin rekomandime dhe për të cilët apeloj që të gjithë qytetarët t’i respektojnë, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, që ta fitojmë këtë luftë globale”, tha Ahmeti.

 

 

 
 
Desk
By Desk May 12, 2020 22:02