Ku ka humbur Kurto Dudush?!

Ku ka humbur Kurto Dudush?!

Ku është Kurto Dudush? Pse kryetari i komunës së Shuto Orizarës nuk po vjen në punë, i paarritshëm për qytetarët dhe nuk u përgjigjet nevojave të komunës? Sipas Tv Alfa, personi i zgjedhur për t’u shërbyer banorëve të Shutkës ka ditë që fshihet nga publiku. Njerëzit janë duke pritur për një takim para komunës por ai nuk paraqitet, thonë burimet tona. Alfa shkoi në kërkim të kryetarit të komunës – njeriu që trondi nga një seri skandalesh – si parazgjedhore ashtu edhe video me prova që ai kishte rrahur një njeri, por edhe rrugët e dëmtuara e presin atë për ti sanuar, përcjell FLAKA.

Ai nuk përgjigjet në telefon, e as në linjën fikse nga komuna nuk përgjigjen.

Alfa e ka kërkuar atë edhe në Komunë. Por të punësuarit e kanë dëbuar ekipin e këtij televizoni.

“Dilni dh nuk mundet të filmoni, jashtë portës nuk ka asgjë për të xhiruar. Stop mos më detyroni të bëhem brutal”, ka kërcënuar punonjësi i komunës.

Problemet e qytetarëve mbeten të mbyllura në zyrën e Kurto Dudush, apo thjesht në kokën e tij sepse ai nuk hyn në zyrë, të paktën ditët e fundit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 20:57

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...