Ku shkojnë paratë me interes nacional të Agjencisë së Filmit?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 22:23

Ku shkojnë paratë me interes nacional të Agjencisë së Filmit?

Raportet financiare për 15 projekte filmike dhe 4 festivale të Agjencisë së filmit janë të parregullta. Financimi i tyre është bërë pa kritere të qarta për zbatimin e procedurës përzgjedhëse dhe pagesat janë kryer pa dokumentacion mbështetës. Kështu ka konstatuar Revizioni në raportin e fundit, që kërkon edhe ndryshime në Ligjin për veprimtari filmike

Agjencia e Filmit është shënjestruar nga Revizioni për mënyrën sesi ka përzgjedhur dhe financuar projektet filmike. Në raportin e publikuar nga Enti shtetëror i reviziononit vihet në pikëpyetje vërtetësia dhe objektiviteti i raporteve financiare që ka dorëzuar Agjencia e Filmit. Pasi   konstatohet se financimi është bërë pa kritere të qarta për zbatimin e procedurës për përzgjedhjen e projekteve filmike dhe pagesat janë bërë pa dokumentacion mbështetës, në vlerë të përgjithshme prej rreth 24 milionë denarë.

Raporti përfshin auditimin për 15 projekte filmike dhe 4 festivale filmike me interes nacional që janë financuar nga Agjencia në disa Programe Vjetore duke filluar nga viti 2017, për të cilat janë paguar mjete në vitin 2021 në vlerë të përgjithshme prej 116 milionë denarë. Revizioni  vë në dukje se metoda e përcaktimit të numrit dhe llojit të projekteve filmike, shuma e buxhetit, ose konkretisht kuadri financiar që organet e ekspertëve duhet të kenë parasysh kur zgjedhin projektet e duhura, nuk është i përcaktuar. “Gjatë shpalljes së konkurseve për projekte filmike agjencia nuk i përmbahet kushteve obliguese dhe kritereve të Ligjit për veprimtari filmike, madje  as që ka miratuar ndonjë akt-procedurë interne me aktivitete të vërtetuara dhe hapa që janë ndërmarrë gjatë zbatimit të procedurës pas konkursit, me çka është mundësuar vendimmarrje subjektive gjatë përzgjedhjes së projekteve që do të miratohet, ose refuzohen… Po ashtu praktika e kodimit të subjekteve konkurruese u braktis, gjë që do të ulte ndikimin e faktorit subjektiv në procesin e vendimmarrjes”, konstatohet në raport.

Raporti i auditimit në zërin “Çështje të tjera” e vlerëson të nevojshme të vërë në dukje nevojën e ndryshimit të Ligjit për veprimtarinë kinematografike për shkak të konfuzionit dhe papërcaktueshmërisë në pjesën që përcakton nocionin e individëve të spikatuar nga sfera e filmit dhe kulturës. Sipas Revizionit nuk janë përcaktuar kriteret për titujt dhe kualifikimet që ata persona të emërohen si anëtarë të Këshillit të filmit.  Ndërsa nuk ka pasur deri tani reagime lidhur me raportin e revizionit, as nga Minsitria e Kulturës, e as nga Agjencia e filmit  regjisori Milço Mançevski, ka bërë një reagim në profilin e tij në rrjetet sociale. “Ja pra dje u publiku raporti i ESHR që vërteton atë atë pjesë për të cilën jemi duke paralajmëruar për një kohë të gjatë – punën joligjore të Agjencisë së filmit dhe Shoqatës së punonjësve të filmit . një pjesë e vërejtjeve tona janë vërtetuar edhe në raportin e Transparensi internejshënëll, ndërsa mashtrimi i fushatës së orkestruar konstatohet edhe në raportin e inspektimit të Ministrisë së Kulturës. Është interesante se personat që drejtojnë këtë fushatë të orkestruar kundër meje, janë pikërisht ato të gjashtë që mund të dallohen në të gjitha raportet e institucioneve”, shkruan regjisori Mançevski. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 22:23