Kufiri i blinduar, emigrantët kalojnë pa problem

Desk
By Desk April 26, 2020 18:44

Kufiri i blinduar, emigrantët kalojnë pa problem

Ndonëse gjendja e jashtëzakonshme po zbatohet në gjithë territorin e vendit, kufijtë mbeten poroz.

Patrulla e përbashkët e ARM-së dhe MPB-së në brezin kufitar thonë se kanë evidentuar kalime ilegale sporadike të kufijve nga emigrantët gjatë krizës së pandemisë. Eprori i Armatës Toni Janevski thotë se ky është një numër minimal dhe larg atyre shifrave të larta të zakonshme të refugjatëve.

Megjithëse Armata është në përkrahje të policisë në zbatimin e këtyre aktiviteteve, nuk kemi evidentuar lëvizje të pa zakonshme si më parë nga ato kalimet ilegale. Kështu që në periudhën e fundit janë evidentuar lëvizje minimale, që mund të themi se më pak se e zakonshmja sa i përket kalimit ilegal të kufijve shtetëror- tha Toni Janevski, Zëdhënës i ARM-së.

 Por, emigrantët që hynë në territorin tonë mbeten këtu në një afat të pacaktuar shkaku i krizës me virusin korona. Përveç shkeljes ilegale, ata kanë edhe rrezikun e bartjes së infeksionit me CoVid-19. Nga Qendra për menaxhim me kriza thonë se çdo emigrant kontrollohet sipas protokollit dhe mbahet në izolim 14 ditor në një nga Qendrat tranzitore. Por, edhe të shëndoshet nuk lihen të lirë.

 Në bazë të rregullores që ekziston për pranimin e emigrantëve të njëjtit kur paraqiten në kamp, evidentohen nga policia e shtetit. Pastaj ftohen organet kompetente të shëndetësisë, të cilët bëjnë kontrollin e emigrantëve, qofshin një apo në grup ata kontrollohen. Nëse ka dyshime se ndonjëri është me virus i gjithë grupi vendoset në izolim apo karantinë- tha Ferik Beluli, Qendra për menaxhim me kriza.

 Në Qendrën tranzitore të Gjevgjeli aktualisht janë të strehuar 4 dhe në atë të Kumanovës 5 emigrantë. Për dallim nga i gjithë vendi, me vendim të Kuvendit nga 2015-ta që këto dy zona të mbeten në gjendje të jashtëzakonshme. Sipas autoriteteve nuk ka të prekur me CoVid-19 as nga emigrantët e as nga garda ushtarako-policore e brezit kufitar.

 Përgatiti: Adnan Qaili – ALSAT

Desk
By Desk April 26, 2020 18:44