Kuleba: Rusia përdor dezinformata dhe sulme kibernetike për të destabilizuar Ukrainën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 22:53

Kuleba: Rusia përdor dezinformata dhe sulme kibernetike për të destabilizuar Ukrainën

Para më shumë se dyqind gazetarëve nga e gjithë bota, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, mbajti konferencë për shtyp, me qëllim që siç tha, t’u përgjigjet tre pyetjeve: Si erdhi deri te përshkallëzimi me Rusinë, çfarë po ndodh tani dhe çfarë mund të bëhet?

Kuleba iu referua ngjarjeve të vitit 2014, kur Krimea u aneksua nga Rusia edhe atë në periudhë kur Ukraina po përgatitej të nënshkruante marrëveshje strategjike me BE-në, nga e cila presidenti i atëhershëm Viktor Janukoviç u tërhoq në momentin e fundit.

Rusia tashmë e ka sulmuar Ukrainën. Tetë vjet më parë, në fund të shkurtit 2014, presidenti Putin urdhëroi trupat rus të hynin në Krime dhe më pas Rusia nisi luftë në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas. Ky ishte akt agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga një shtet kundër një tjetritha Kuleba.

Duke iu përgjigjur pyetjes së dytë, shefi i diplomacisë, tha se Ukraina është nën kërcënim të vazhdueshëm nga Rusia, e cila nuk përdor vetëm forcën ushtarake për të ushtruar presion ndaj Ukrainës.

Rusia gjithashtu, investon shumë në destabilizimin e vendit tonë nga brenda. Këtu përfshihen dezinformatat, sulmet kibernetike, kërcënime të rreme me bomba, përpjekje për të mbjellë mosbesim dhe nxitje të trazirave mes qytetarëve. Përpjekje për të ndarë Ukrainën dhe partnerët e saj. Kërcënimet ruse tashmë po dëmtojnë ekonominë tonë. Qeveria ukrainase është e fokusuar në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe ekonomiktha Kuleba.

Ministri i Jashtëm ukrainas konsideron se tani është moment vendimtar që Perëndimi të tregojë se është i fuqishëm në mbështetjen për Ukrainën, sepse ajo që po ndodh rreth Ukrainës nuk është e rëndësishme vetëm për Ukrainën.

“Perëndimi duhet t’i kthejë strategjitë nga reaktive në proaktive, kur kanë të bëjnë me Rusinë. Qëllimet reale të Rusisë janë shumë përtej vendit tonë. Rusia synon të thyejë rendin e vendosur prej kohësh në Evropë dhe në zonën euro-atlantike, të minojë parimet e saj thelbësore dhe të shkatërrojë arkitekturën e sigurisë së pas Luftës së Ftohtë, e cila ka ofruar dekada zhvillimi paqësor dhe prosperitet për të gjithë evropianët”, mendon Kuleba, duke shtuar:

Putin dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdimisht kërkojnë nga të gjithë që të sqarohen, citoj, “si e kuptojnë partnerët detyrimin e tyre për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera“. Fund i citatit. Këtë e kërkon Rusia, vend që sulmoi Gjeorgjinë dhe pushtoi një pjesë të vendit të saj, vend që sulmoi Ukrainën dhe pushtoi Krimenë dhe Donbasin, vrau mbi 14 mijë njerëz në Ukrainë, vazhdon sulmet kibernetike kundër vendeve të tjera, fushatat e dezinformimit, vrasjet jashtëgjyqësore në vendet e NATO-s dhe BE-sëtha para gazetarëve Dmitro Kuleba.

Ukraina është e mendimit se përgjigje është vetëm diplomacia, e cila, siç theksoi ministri, jep rezultate për faktin se datat e sulmit rus shpalleshin vazhdimisht, ndërsa ushtria ruse mbetej në anën tjetër të kufirit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 22:53