Kumanova dhe Tetova janë qytetet më të ndotura sonte

Desk
By Desk October 28, 2020 21:48

Kumanova dhe Tetova janë qytetet më të ndotura sonte

Kumanova dhe Tetova sonte janë qytetet më të ndotura në Maqedoni sipas të dhënave nga stacionet matëse, përcjell FLAKA.

Ajri në këto dy qytete është shumë i ndotur.

Në Manastir, Gjevgjeli, Kavadar dhe Koçani ajri është pak më pak i ndodtur se në dy qytete e para, si dhe në pjesë të Shkupit.

Në Veles, Dibër dhe Strumicë ajri është i ndotur pak sonte.

Në ora 17 në Bardovcë, u mat nivel shumë i lartë i grimcave PM 10 në ajër prej 94 mikrometra për metër kub. Cilësia e ajrit është gjithashtu 94, që do të thotë se ajri është shumë i ndotur dhe dritaret duhet të mbyllen, aktivitetet në natyrë duhet të shmangen dhe të vendosen maskat. FLAKA

 

Desk
By Desk October 28, 2020 21:48