Kumanovë: Edhe tre raste të reja me Covid 19, mbyllet tregu i gjelbër dhe tregjet periferike

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 19:11

Kumanovë: Edhe tre raste të reja me Covid 19, mbyllet tregu i gjelbër dhe tregjet periferike

Edhe tre raste të reja me virusin Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kumanovë, duke çuar numrin e të prekurve në 20, nga të cilët një i vdekur.

Shtimi i përditshëm i numrit të të prekurve ka bërë që edhe sot Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë të kërkojë vënien e tërësishme të territorit të Kumanovës në karantinë.

Njëkohësisht ripërsëritet kërkesa edhe deri tek Ministria e shëndetësisë dhe Komisioni për shëndetësi ti përforcojë kapacitetet me resurse njerëzore në Spitalin e përgjithshëm  dhe Qendrën për shëndet publik në Kumanovë, me qëllim të përforcimit të ekipeve me  profesionist mjeksor, e gjithë kjo në interes së rrjedhës së të gjitha aktiviteteve për testimin dhe përkujdesjen e të prekurve nga KOVID 19.

Me vendimit të Shtabit komunal prej sot ka ndërprerë punën Tregu kryesor i qytetit si dhe të gjitha tregjet periferike në Kumanovë. Kjo masë nuk vlen për duqanet tregëtare që janë marrur me qira nga NP “Tregu“.

Shtabi në fjalë bënë të ditur se ka filluar aksionin për ndarjen e pakove humanitare për kategoritë më të rrezikuara sociale në komunë.

Njëherit Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim u ndalon të gjitha OJQ-ve organizimin e donacioneve personale në territorin e Komunës së Kumanovës pa koordinimin  paraprak me Shtabin komunal për mbrojtje dhe shpëtim dhe Kryqin komunal të Kumanovës.

Kjo me qëllim të mos shkaktimit të grupimeve më të mëdha të qytetarëve gjatë distribuimit të donacioneve.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 19:11