Kumanovë, mbi 2 mijë persona të vaksinuar me dozën e tretë

Redaksia
By Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:04

Kumanovë, mbi 2 mijë persona të vaksinuar me dozën e tretë

Në rajonin e Kumanovës, mbi 44.000 qytetarë kanë pranuar dozën e parë të vaksinës, 43.000 edhe dozën e dytë, dhe ditëve të fundit vërehet interesim i shtuar për dozën e tretë të vaksinës, posaçërisht nga ana të rinjve.

“Nga personat që po vaksinohen me dozën e tretë një numër të konsiderueshëm kemi edhe nga të rinjtë, si për shembull më të riun e kemi 22 vjeçar, me dozën e tretë kemi vaksinuar mbi 2 mijë persona”, tha për TVM2 koordinatori i pikës së vaksinimit në Kumanovë, Valdrin Miftari.

“Apeloj deri tek të gjithë ata që deri më tani nuk janë vaksinuar, të vijnë sa më pare e të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për vaksinim, kemi vaksina të mjaftueshme, dhe unë si mjeke mund të them se të gjitha llojet e vaksinave janë të sigurta dhe parandalojnë format e rënda dhe vdekjet nga Covid-19”, tha mjekja në Shtëpinë e Shëndetit – Kumanovë, Dr. Monaliza Mehmeti.

Nga Shtëpia e Shëndetit – Likovë, njoftojnë ndërkohë banorët se vaksinimi tani ka filluar të realizohet në Shtëpinë e Shëndetit, e jo në Palestrën e Sporteve të Shkollës Fillore “Dituria”./ Tvm2

Redaksia
By Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:04