Kumanovë, pushteti lokal mjete për spitalin modular kovid

Desk
By Desk November 16, 2020 19:34

Kumanovë, pushteti lokal mjete për spitalin modular kovid

Pushteti lokal në Kumanovë do të ndajë një miljon denarë për spitalin modular kovid, përkatësisht për sigurimin e ujit, gazit dhe energjisë elektrike. Spitalin do ta ndërtoj qeveria nëpërmjet minsitrisë së transportit dhe lidhjeve.

“Ne si komunë jemi të obliguar në këshill të miratohet program në të cilin do të ndahen mjete për ndërimin e kësaj kovid qendre. Gjithsesi kovid qendra do të financohet nga ana e qeverisë, nëpërmjet minsitrisë së transportit dhe lidhjeve. Këto mjete që janë ndarë nga komuna kanë të bëjnë me paisjet për infrastructure.”, thonë nga komuna e Kumanovës.

Nga komuna thonë se nëse ka nevojë do të ndahen edhe mjete shtesë për kovid qendrën. Spitali modularë do të ndërtohet në hapsirën mes spitalit infektiv dhe objektit të mëparshëm të terapisë fizikale të spitalit të në Kumanovë. Përfaëqsues të komunës, kriqit të kuq dhe armatës, javën e kaluar kanë endosur një tendë që shfrytëzohet për pritje nga ana e kovid pacientëve. Spitali i përgjithshëm njëherit kërkon punësime të personelit, përfshi infermiere, që do të punojë në sektorët e anagzhuar me kovid pacientët.

Prilep, fluks prej 100 pacientësh në ditë

Edhe në klinikën infective në Prilep është i madh numri i pacientëve me kovid 19.

“Kemi fluks të madh pacientësh, si për konrolle si për testim, brenda ditës ky numër sillet rreth 100 pacient. Problemin më të madh për sigurimin e oksigjenit në sasi të mjefueshme për pacientët e kemi zgjidhur. Tani kemi 20 vende për pacient që kanë nevojë për oksigjen.”, thonë nga spitali i Prilepit.

Nga spitali i Prilepit apelojnë te qytetarët që kanë një person pozitiv në familje por që janë mes simptome të lehta apo pa simptome të mos shkojnë për testim port ë paraqiten te mjeku amë për të marr terapi dhe vetëm nëse kanë simptome të paraqiten në klinikën infective për testim./Tvm2

Desk
By Desk November 16, 2020 19:34