Kumanovë, rikthehet pagesa në parkingje

Desk
By Desk May 9, 2020 19:41

Kumanovë, rikthehet pagesa në parkingje

Me rikthimin gradual të normalitetit në qytetin e Kumanovës, është vërejtur edhe një mbingarkim nëpër rrugë dhe në hapësirat publike. Kjo ka qenë edhe arsyeja që Këshilli i Komunës së Kumanovës të merr vendim për rikthimin e pagesës nga data 8 maj për parkingjet e qytetit.

Me reduktimin e orës policore, po rritet dhe vëllimi i punës së NP” Parkingjet e Kumanovës” dhe këtë e ka bërë të njohur edhe drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Fadil Shabani, i cili sqaron se me masat e reja parkimi do të tarifohet nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 6 pasdite.

Masat që u ndërmorën për të liruar qytetarët nga pagesat e parkingjeve, ishin në funksion të lehtësirave që drejtuesit e komunës kishin ndërmarrë në favor të jetës së qytetarëve në kushte të jashtëzakonshme.

Vendimi për heqjen e pagesës për parking ishte sjellur në mars, që kur ishte ndalur edhe qarkullimi i transportit publik , me qëllim të lehtësimit të qarkullimin të qytetarëve.

Desk
By Desk May 9, 2020 19:41