Kumanovë, rritet numri i zjarreve nga pakujdesia

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 19:53

Kumanovë, rritet numri i zjarreve nga pakujdesia

Si rezultat i pakujdesisë së qytetarëve të cilët hedhin cigare dhe mjete tjera djegëse në sipërfaqe të hapura, vetëm që nga e diela janë shkaktuar 6 zjarre.

Falë intervenimit me kohë dhe profesional të zjarrfikësve kumanovarë, zjarret janë shuar shumë shpejt, duke pamundësuar zgjerimin edhe në sipërfaqe të tjera.

“Një intervenim është bërë në Komunën e Likovës në fshatin Orizarë në shuarjen e zjarrit të shkaktuar në sipërfaqe me bar të thatë, kurse të gjitha intervenimet tjera janë në Kumanovë. Njëri nga zjarret më të forta ishte në fshatin Shupli kamen, i cili rrezikonte të përfshijë edhe shumë vikend shtëpiza dhe objekte tjera ndihmëse për rreth. Për fat të mirë , pas intervenimit të shpejtë të njësitit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe janë evituar dëme të mëdha.”,- tha Daniel Ilievski – komandant i njësisë – Kumanovë.

Shkaktar i të gjitha zjarreve kryesisht është faktori njeri, prandaj autoritetet u apelojnë qytetarëve që të kenë kujdes, mos të hedhin bishtat e ndezur të cigareve dhe materie të tjera djegëse në sipërfaqe të hapura me bar të thatë, me qëllim që të mos shkaktojnë zjarre pa dashje e pa nevojë në këtë kohë kur edhe i nxehti favorizon zjarret në pyje. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 19:53