Kundërspin: Blerim Sejdiu kishte të drejtë, demanti i Adem Avziut ka disa të pavërteta në të

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2022 09:19

Kundërspin: Blerim Sejdiu kishte të drejtë, demanti i Adem Avziut ka disa të pavërteta në të

Pas deklaratës së kryetarit të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në “Klan Maqedoni” se “Kodra e Diellit zyrtarisht quhet Popova Shapka”, ka reaguar në Fejsbuk” drejtori i Elem Turs, Adem Avziu i cili e ka demantuar atë, duke theksuar se pohimet e lartëpërmendura janë “vetëm llaf”. Megjithatë, Portalb.mk verifikoi vërtetësinë e deklartës së Sejdiut dhe doli që ai ka të drejtë ndërkaq deklarata e Avziut nuk është e saktë, qendra turistike Kodra e Diellit në fakt zyrtarisht është e regjistruar si “Popova Shapka” dhe asnjëra pistë e skijimit nuk ka emra shqip, përkundër deklaratave të Avziut.

Në një debat televiziv në “Klan Maqedoni”, kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu kishte deklaruar se në mënyrë të rrejshme i ndryshohet emri qendrës turistike “Popova Shapka”.

“Ne kemi raste ku gjithë opinoni e dinë se gjatë gjithë kohës edhe në Tetovë, kemi drejtor në Kodrën e Diellit, gjatë gjithë kohës janë të njoftuar rrejshëm qytetarët se Kodra e Diellit apo Popova Sapka quhet Kodra e Diellit, që nuk është e vërtetë” tha kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në Klan Maqedoni.

(Burimi: Klan Maqedoni/Facebook) – Data:09.01.2022)

(Burimi: Adem Avziu/Facebook) – Data 09.01.2022)

Deklaratën e lartëpërmendur menjëherë e ka demantuar drejtori i Elem Turs, Adem Avziu, megjithatë, në demantin e tij ka disa spine.

Spin 1: “Z. Sejdiu, me orvatjen tënde të dëshpëruar për të nënvlerësuar punën tonë, përveç që je qesharak, në fakt del që je pikërisht ti ai që po manipulon publikun.

Ma thuaj sinqerisht, a ke provuar ndonjëherë të dërgosh dokument zyrtar dhe nuk të është miratuar apo….veç llaf?

(Burimi: Adem Avziu/Facebook) – Data 09.01.2022)

Spin 2: “Gjuhën shqipe e ke gjithandej në Kodrën e Diellit. Kodra e Diellit pikërisht tani po frymon shqip më shumë se kurrë, o burr i dheut, apo mos është pikërisht kjo, ajo që po të pengon?”

(Burimi: Adem Avziu/Facebook) – Data 09.01.2022)

Kundërspin: Qendra turistike “Kodra e Diellit” zyrtarisht në Regjistrin Qendror të Maqedonisë së Veriut është e regjistruar me emrin “Popova Sapka” dhe rrjedhimisht të gjitha dokumentet zyrtare duhet t’i referohen kësaj qendre turistike përmes këtij emri, marrë parasysh faktin se ligjërisht njihet vetëm me atë emër dhe pretendimet të cilat tentojnë të ndryshojnë apo shtrembërojnë këtë fakt nuk mbajnë ujë dhe nuk janë korrekte.

Portalb.mk siguroi dokumentin që vërteton emrin e vërtetë të kësaj qendre turistike:

Dokument i siguruar nga Regjistri Qendror i RMV-së.
Dokument i siguruar nga Regjistri Qendror i RMV-së.

Pohimet e drejtorit të Elem Turs se “Kodra e Diellit po frrymon shqip” nuk janë të vërteta, të gjitha stazat e skijimit në këtë qendër turistike mbajnë emra sllav, edhe atë: Babin Izvor,   Nordik, Potok 1, Potok 2,  Sveti Ilija, Pionersko Brdo, Ajducka Ramina, Pola Ceripasina, Srta Jelak, Mal Jelak, Babinovo, Ceripasina, edhe përkundër faktit se kjo qendër turistike pjesërisht është në pronësi të komunës së Tetovës, e cila sipas regjistrimit të fundit pjesën më të madhe të banorëve i ka të etnisë shqiptare.

Emrat e të gjithë pistave për skijim.
Emrat e të gjithë pistave për skijim.

Rikujtojmës se drejtori i Elem Turs, Adem Avziu në një intervistë për Portalb.mk në kohën kur e mori detyrën e drejtorit kishte premtuar se do të shqyrtojë ndryshimin e emrave të stazave për skijim, por kjo nuk ka ndodhur.

(Burimi: Sfidat dhe premtimet për “Kodrën së Diellit”, flet drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu/Youtube min 16:10, më datë 24,02,2021)

(Burimi: Ски-центар Попова Шапка/Kodra e Diellit Qendra për skijim/Ski Popova Shapka/ Facebook)

Ndryshe, Para dy vitesh, kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut nënshkroi Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ligji për gjuhët parasheh përdorimin e plotë të gjuhës shqipe, apo siç thuhet të gjuhës që e flasin më shumë se 20 për qind e popullatës, ndryshe nga maqedonishtja, në Qeveri, Kuvend, organet e pushtetit gjyqësor, administratën publike si dhe ndërmarrje e institucione tjera. Por, institucioneve duhet të ju drejtohemi me emrin me të cilin janë të regjistruar në Regjistrin Qendror të Maqedonisë së Veriut dhe personat që pretendojnë ndryshe, veprojnë në kundërshtim me ligjet pozitive në vend.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2022 09:19

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare