Kundërspin: Mickoski e përdori incidentin në protesta për të mbledhur pikë politike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 12 Korrik, 2022 12:17

Kundërspin: Mickoski e përdori incidentin në protesta për të mbledhur pikë politike

Mickoski, i cili pretendon se edhe më parë ka pasur kërcënime për sigurinë e tij, shtrembëron kur me siguri thotë se qëllimi i personit të armatosur në protestat e djeshme ka qenë ta vrasë atë. E gjithë kjo mund të interpretohet si shfrytëzim i incidentit për mbledhjen e pikëve politike, defokusimin e opinionit dhe mundësinë e Mickoskit, përmes spineve, ta sjellë në qendër të vëmendjes VMRO-DPMNE-në opozitare. Kjo, në fakt, u dëshmua edhe në paraqitjet e mëtutjeshme, d.m.th nga raportimet për pakënaqësitë me propozimin francez, debati në opinion tërësisht u kthye dhe u përqendrua në deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së për atentat ndaj tij, ndërsa u intensifikua edhe më shumë kur kryetarja Arsovska shkarkoi vëllain e të armatosurit në protestat e djeshme.

Shkruan: Мeri Jordanovska

Pas incidentit të djeshëm në protestat kundër propozimit francez për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE, kur në sheshin “Skënderbeu” personi E.J. (40) nxori armën dhe gjuajti disa plumba dhe pati përleshje mes grupit dhe protestuesve, në rrjetin social Facebook është shprehur edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskime pretendimin se bëhet fjalë për person i cili është dashur ta vrasë Mickoskin. Duke pasur parasysh se për këtë pretendim nuk ka asnjë provë që do të tregonte një gjë të tillë, dhe duke pasur parasysh atë që kryetari i VMRO-DPMNE-së pas protestave deklaroi në konferencë për media dje, në orën 22, se ishte krim i partive politike në pushtet, deklarata e tij mund të cilësohet si spin, për arsye që i paraqesim brenda këtij teksti.

Spin:

[Burimi: Profili në Facebook i Hristijan Mickoskit– data: 06.07.2022]

Kundërspin: Në protestën e djeshme, të pestë radhazi kundër propozimit francez për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe teksa protestuesit po kalonin pranë qendrës tregtare “Mavrovka” dhe sheshit “Skënderbeu”, ndodhi një incident kur persona të përkatësisë etnike shqiptare u përplasën me disa prej protestuesve. Njëri nga personat mbante një armë dhe pamjet e përhapura në rrjetet sociale tregojnë se ai qëllon disa plumba. Më pas, personi u arrestua, ndërsa vëllai i tij, Zudi Enezi, u.d drejtori i NP “Higjiena Komunale” nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (partner koalicioni i VMRO-DPMNE), u shkarkua nga kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska.

Prej para se të arrestohet personi, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në rrjetet sociale ka njoftuar se ky person është dashur ta vrasë atë dhe e ftoi policinë për ta arrestuar.

Në konferencën për media, të cilën Mickoski e mbajti pas përfundimit të protestave, ai në fakt e demantoi veten dhe deri diku e pranoi se po i shtrembëronte këto informacione.

Para së gjithash, Mickoski, nëse ishte i sigurt se një person ka shtënë në drejtim të tij dhe ka pasur për qëllim ta vrasë, duhet ta raportonte rastin në MPB. Ai vetë në konferencën për shtyp ka pranuar se ka vendosur të mos e denoncojë rastin në polici (minuta 11 nga video). Nëse një person përballet me kërcënime serioze për sigurinë e tij dhe nëse ka pasur një tentativë për ta vrarë atë, atëherë padyshim që e njëjta duhet të raportohet menjëherë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, veçanërisht pasi në vendin e ngjarjes në protesta ka pasur një numër të madh policësh.

Gjithçka që kam marrë si kërcënime në periudhën e kaluar, deri para një viti, i kam denoncuar aty ku duhej. Askush nuk veproi dhe unë ngrita duart. Nuk denoncoj, sepse nuk kam marrë asgjë në këmbim nga ajo që kam raportuar, tha Mickoski.

Së dyti, Mickoski vetë konferencën për media, pasi e shpalli statusin në Facebook, e nisi me fjalët se “ndokush mund të jetë vrarë, nënë me fëmijë, pensionist, çdo qytetar, madje edhe ai vetë” (minuta 2.30 nga video). Kjo do të thotë se ai nuk ishte i sigurt se “shënjestra” e të armatosurit ishte pikërisht ai, ndonëse përmes statusit të tij në “Facebook” e prezanton si fakt të njohur, duke e vënë kështu veten në qendër të vëmendjes.

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë, e cila sipas gjitha parametrave është montazh klasik policor, qëllimi i së cilës ishte ose vrasja e një qytetari të pafajshëm, një nëne me fëmijë, një pensionisti, një të riu, ose vrasja ime. Dhe ky duhej të dukej si një konflikt ndëretnik, por në fakt nuk është gjë tjetër veçse një luftë për pushtet, funksione, e partive që janë pjesë e Qeverisë. Kjo nuk ka të bëjë me intolerancën ndëretnike, përveç një lufte për pushtettha ai.

Së treti, në fjalën e tij, në konferencën për media, Mickoski akuzon autoritetet se fshihen pas “montazhit klasik policor”, duke e karakterizuar të armatosurin si njeri me lidhje të ngushta me pushtetin dhe bashkëpunëtor me ta. Por në pyetjen e gazetarit pse (duke marrë parasysh se vëllai i personit të armatosur është nga ASH), një person i lidhur me një partner të koalicionit të VMRO-DPMNE-së do të dëshironte t’i bënte atentat, ai i përgjigjet shkurt, gjegjësisht nuk përgjigjet.

Këto janë mesazhe bashkimi dhe qetësie. Dhe supozoj se keni dëgjuar se për një kohë të gjatë unë kam marrë informacione për atë se çfarë duhet të ndodhë ose do të ndodhë. Dhe nuk kam asnjë problem me këtë. Njëri është i krishterë, nëse është këtu apo jo, do të vijë dikush tjetër. Por populli nuk do të tërhiqet, po shkojmë deri në fundthotë ai në minutën 9:30 të videos.

Edhe një herë gazetari pyet se si është i sigurt se personi ka dashur ta vrasë dhe të njëjtën e paraqet si fakt të ditur, Mickoski sërish i shmanget përgjigjes duke thënë se nuk dëshiron ta politizojë çështjen, edhe pse gjatë gjithë konferencës për media akuzon autoritetet si fajtore për incidentin.

Të mos e politizojmë çështjen, më e pakta që na duhet tani është të politizojmë. Sot nuk flas me fjalor politik, por me fjalor njerëzor. Sot dërgova mesazh për bashkim, të jemi mbi politikën dhe mbi ata politikanë që kërkuan tensione ndëretnike në Maqedoni. Nuk më intereson nëse personi është anëtar i ndonjë partie apo jo, thotë Mickoski në minutën 10:37 të videos.

Për këto arsye, mund të konstatohet se Mickoski, i cili pretendon se ka pasur kërcënime për sigurinë e tij edhe më parë, shtrembëron informacionet kur thotë në rrjetet sociale se qëllimi i të armatosur ishte ta vriste atë. E gjithë kjo mund të interpretohet si shfrytëzim i incidentit për mbledhjen e pikëve politike, defokusimin e opinionit dhe mundësinë e Mickoskit, përmes spineve, ta vendosë në qendër të ngjarjeve VMRO-DPMNE-në opozitare. Kjo, në fakt, u dëshmua edhe në paraqitjet e mëtutjeshme, d.m.th nga raportimet për pakënaqësitë me propozimin francez, debati në opinion tërësisht u kthye dhe u përqendrua në deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së për atentat ndaj tij, ndërsa kjo u intensifikua edhe më shumë kur kryetarja Arsovska e shkarkoi vëllain e të armatosurit në protestat e djeshme.

Në një kohë kur vendi po përballet me sfida serioze për sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kur protestat po zhvillohen në rrugë dhe incidente të tilla që kanë konotacion ndëretnik, fjalimi i politikanëve nuk duhet të përmbajë asnjë spin që edhe më tej do të rëndonin atmosferën në opinion. Çdo incident i padëshiruar duhet të dënohet, autorët e krimeve të vihen para drejtësisë dhe të gjitha informacionet për likuidimin eventual të dikujt të raportohen në MPB, në vend që të publikohen vetëm në rrjetet sociale, pa asnjë fakt shtesë. Kjo tregon një lloj papërgjegjshmërie nga ana e subjekteve politike, por lind edhe dyshime për motivet reale të pranisë në protesta.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 12 Korrik, 2022 12:17

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare