Kundërspin: Nuk është e vërtetë se Bujar Osmani nuk i ka paralajmëruar shtetasit e RMV-së në Ukrainë për luftën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Mars, 2022 01:31

Kundërspin: Nuk është e vërtetë se Bujar Osmani nuk i ka paralajmëruar shtetasit e RMV-së në Ukrainë për luftën

Përkundër pretendimeve të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ministri i jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani, para fillimit të luftës në Ukrainë disa herë ka apeluar te shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodheshin në Ukrainë të largohen nga atje për shkak të një lufte të mundshme. Andaj, deklaratat e Selës se “Osmani nuk i ka paralajmëruar qytetarët tanë dhe kësisoj, duhet të „mbajë përgjegjësi” për çdo familje e cila ndodhet sot atje”, nuk janë të sakta, shkruan Portalb.mk.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka theksuar se meqenëse Osmani ka pasur informata për invazionin rus në Ukrainë, duhet të ketë edhe përgjegjësi për familjet e lëna në Ukrainë.

SPIN: Ma merr mendja që Maqedonia e Veriut si shtet anëtare e NATO-s, duhet të ketë informata, në qoftë se kanë pasur informata të sakta atëherë duhet të kemi edhe përgjegjësi. E sa i përket përgjegjësisë së tyre, nuk e dij se me çfarë të drejte dhe a kanë ndërgjegje që i vret këta njerëz që të dalin dhe të thonë që e kemi ditur ditën dhe orën e saktë se kur do të bëhet sulmi e nga ana tjetër dhjetra familje, fëmijë e nëna, prindër, qytetar dhe shtetas të Maqedonisë së Veriut ti lësh, në vend që tani në kohë lufte ti të mundohesh tju krijosh korridore për të dalë nga vatrat e krizës.

SPIN: Në qoftë se ky ministër ka ditur gjithçka atëherë duhet të mbajë përgjegjësi për çdo familje e cila ndodhet sot atje.

 [Burimi: FOL/Facebook – Ziadin Sela Data: (09.03.2022)

Kundërspin: Para fillimit të luftës, Osmani disa herë ka apeluar deri te shtetasit e RMV-së në Ukrainë që të largohen sa e kanë të mundshme”.

Rikujtojmë që pushtimi rus në Ukrainë filloi më datë 24 shkurt, ndërkaq, apeli i parë i ministrit të jashtëm të RMV-së, Bujar Osmanit, drejtuar shtetasve të RMV-së që ndodheshin në Ukrainë ka qenë më datë 13 shkurt.

“U bë shumë e sigurt që pushtimi rus në Ukrainë është shumë i mundshëm, andaj, filluam të aktivizojmë disa nga planet që i kishim përgatitur për këtë skenar. Plani i parë ishte apeli publik deri te shtetasit e RMV-së që ndodhen në Ukrainë që ta lëshojnë vendin. I kena identifikuar qytetarët tanë, kemi disa kategori të shtetasve tanë. Me këtë, numri i përgjithshëm i shtetasve tanë në Ukrainë aktualisht është rreth 100” deklaroi Bujar Osmani më datë 13 shkurt.

 [Burimi: TV21/Facebook – Bujar Osmani. Data: (13.02.2022)

Apeli i dytë publik i ministrit të jashtëm, Bujar Osmanit, ka qenë më datë 21 shkurt, gjegjësisht, 3 ditë para pushtimit rus në Ukrainë. Osmani kishte deklaruar se ambasada e RMV-së në Ukrainë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë shtetasit tanë dhe se disa veçse kishin arritur të kthehen në Maqedoninë e Veriut, të tjerëve, ju bëri thirrje ta bëjnë këtë.

“Në komunikim me ambasadën tonë në Kiev, kemi dërguar edhe një apel për qytetarët tanë që janë atje të shfrytëzojnë mundësinë e cila mund të jetë edhe e fundit, askush nuk mund të jetë i sigurt, por të shfrytëzojnë funksionimin e fluturimeve sa janë aktive sepse çdo ditë nga një avio-kompani i anulon fluturimet për Kiev dhe të kthehen në Shkup. Ne i kemi identifikuar të gjithë njerëzit tanë, ambasada i ka kontaktuar, familjarët e diplomatëve janë kthyer, diplomatët po qëndrojnë atje, kemi siguruar kushte për funksionimin e ambasadave për tre muajt e radhës. Sipas informacioneve të ambasadës, 12 persona kanë lajmëruar ambasadën se janë kthyer në RMV, pra përveç familjarëve të tyre, megjithatë, mund të ketë edhe më shumë se kaq sepse këta njerëz nuk e kanë obligative të informojnë ambasadën se janë kthyer në Maqedoni, pra mund të ketë më shumë” deklaroi Osmani më datë 21 shkurt.

 [Burimi: MIA/Facebook – Bujar Osmani. Data: (21.02.2022)

Ndërkaq, MPJ në fillim të pushtimit ka vërtetuar 120 shtetas të Maqedonisë me familje në Ukrainë, prej të cilëve 20 u kthyen para pushtimi më 24 shkurt kurse rreth 80 për qind e numrit të përgjithshëm tashmë janë evakuuar. Kanë mbetur tetë shtetas që kërkojnë evakuim dhe ata janë ende në Ukrainë. Katër prej tyre janë shtetas tanë, katër janë shtetas ukrainas, por në lidhje farefisnore me tanët. Të gjithë këtyre u është bë apel publik para fillimit të luftës që të lëshojnë Ukrainën.

Prandaj, deklaratat se shtetasit e RMV-së në Ukrainë „janë lënë” ndërkaq ndihma tentohet të u jepet vetëm tani pasi ka filluar lufta nuk janë të sakta. Politikanët duhet të verifikojnë atë që e deklarojnë dhe të mos shpërndajnë dezinformata.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED
Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Mars, 2022 01:31

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare