Kundërspin: Siljanovska-Davkova përsëri spinoi për karrierën e Pendarovskit

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 22:17

Ndoshta Pendarovski nuk është aq i mençur sa Siljanovska, siç aludohet në deklaratën që po e despinojmë, ndoshta nuk është kandidat mbi mesataren siç është profesoresha, siç edhe ajo aludon për veten në daljen e saj të mbrëmshme, por me siguri e dimë që nuk bën pjesë në grupin e politikanëve të tranzicionit, të cilët, pasi që i kanë kaluar të gjitha funksionet, tani duan karrierën ta mbarojnë si president.

Spin: Kjo është kënaqësi për një profesor të së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik, i cili thotë që duhet t`i jepet fund tranzicionit, të përfituesve material dhe intelektual të tranzicionit, të paarsimuar, të parealizuar, të frustruar, të cilët në të gjithë këtë periudhë në Maqedoninë e pavarur kanë vrapuar prej funksioni në funksion- sa vite përvojë kanë, aq kanë edhe funksione- tani duan të mbarojnë në funksionin më të lartë, President të Republikës së Maqedonisë. Por, mendoj që në këtë vend i duhet profil i ri i politikanëve, jo pasardhësve të komunizmit, profil të ri të kulturës politike, kulturë demokratike në politik, profile të reja liderësh, ne guxim, me intelekt, për Evropë, i cili di, e nuk improvizon, nuk gënjen dhe manipulon.

[Burimi: Siljanovska: Nëse nuk mund të shtohen…(nga min 2.45), data: 21.03.2019]

Кundërspin: Kandidatja presidenciale Gordana Siljanovska- Davkova të paktën për së dyti herë gjatë fushatës bën manipulim të drejtëpërdrejtë me karrierën e kundër kandidatit të saj Stevo Pendarovski. Themi së paku, për shkak se ” Vërtetmatësi” nuk ka të gjithë delëaratat e saj në mitingje ose debate televizive. Për herë të parë këtë e bëri në TV debatin për shikuesit e shërbimit publik, RTVM, emitur më 12.04.2019, duel të cilin “Vërtetmatësi” e ndoqi nga afër dhe më pas redaksia bëri vlerësim të vërtetësisë së deklaratave të kandidatëve. Atëherë Siljanovska tha që Pendarovski ka hyrë në politik që nga viti 1990 në pothuajse të gjithë strukturat e pushtetit, si këshilltarë i sigurisë dhe dhe i politikës së jashtme, që ishte lëndë e observimit të Vërtetmatësit dhe e vlerësuar si e pavërtetë. Pas votimeve në rrethin e parë, mbrëmë me 21.04.2019, në minutën e 12 në shtabin e VMRO-DPMNE-së, Siljanovska dha deklaratë e cila, edhe pse nuk përmend emra, shumë qartë është përshkruar Stevo Pendarovski si politikan i komunizmit, përfitues, i frustruar, i cili tërë jetën ka vrapuar pas funksioneve, ndërsa tash do të jetë president. Pikërisht fjalët “tani” dhe ” funksion presdiencial”, e përfshinë Pendarovskin në këtë dalje të Siljanovskës, edhe pse ajo nuk ja përmend emrin në këtë fjalim.

„… përfituesve material dhe intelektual tl tranzicionit, të parealizuar, të frustruar, të cilët në të gjithë këtë periudhë në Maqedoninë e pavarur kanë vrapuar prej funksioni në funksion- sa vite përvojë kanë, aq kanë edhe funksione- tani duan të mbarojnë në funksionin më të lartë, President të Republikës së Maqedonisë. “.

Ashtu si herën e parë, kur deklaroi që ” kundërkandidati im i cili ka qenë këshilltar për siguri dhe politik të jashtme pothuajse në të gjithë sttrukturat e pushtetit që nga viti 1990, deri sot”. Siljanovska-Davkova edhe tash manipulon me opinionin në të njejtin drejtim, gjegjësisht thotë të vërtetë të shtrembruar, spin. Prandaj duhet të thuhet përsëri që Pendarovski, edhe pse për nga mosha mund ttë vendoset në atë grup njerëzish, ai nuk i takon grupacionit të përfituesve të tranzicionit, të cilët ” aq sa vite kanë, kanë pasur edhe funksione”. Si në të kaluarën, edhe tani do të thiremi në të dhënat nga Qeverisë (biografia zyrtare e Pendarovksit) dhe Vikipedija, ku, gjithashtu, është vendosur biografija e tij. Vetëm nga këto burimemund të shihett që, nëse filetet për ndonjë funksion të Pendarovskit në aspektin politik, mund të flitet që nga viti 2001, kur ai bëhet Këshilltar për siguri i të presidentit të ndjerë Boris Trajkovski. Ndërsa të gjithë kualifikimet tjera që i përdor Soljanovska- Davkova, paraqesin spinime.

BURIMI: Vertetmates.mk

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 22:17