“Kur cenohet një e drejtë, rezistenca është detyrim” – mesazhi i Ilir Hasanit

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2026 23:14

“Kur cenohet një e drejtë, rezistenca është detyrim” – mesazhi i Ilir Hasanit

Deputeti i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ilir Hasani, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e studentëve shqiptarë, duke e cilësuar ditën e nesërme si një “provë dinjiteti”.

Ai thekson se të drejtën për të dhënë provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe askush nuk e ka dhënë si favor — është një të drejtë e fituar me ligj, sakrificë dhe përkushtim ndër vite. Çdo tentativë për ta mohuar këtë është shkelje e barazisë dhe e shtetit të së drejtës.

Hasani kritikon qeverinë për përpjekjet për të relativizuar protestën, duke e etiketuar si politike, ndërsa thekson se rezistenca ndaj cenimit të të drejtave është detyrim moral.

“Prandaj, nesër, unë do të jem aty — jo për politikë, por për parim. Për të drejtën që askush të mos diskriminohet për gjuhën e tij. Për një shtet që respekton qytetarët e vet njësoj,” shkruan Hasani, duke ftuar studentët, profesionistët dhe qytetarët që të bashkohen në mbështetje të barazisë dhe drejtësisë.

Ai përfundon me mesazhin: “Sot është provimi i tyre — nesër mund të jetë i yni.”

190
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2026 23:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
190
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?