Kur do luhet derbi? Juve-Inter, të gjithë po e presin

N.Z
By N.Z March 3, 2020 11:24

Kur do luhet derbi? Juve-Inter, të gjithë po e presin

Zhvillimi i derbit të Italisë mes Juventus dhe Inter është kthyer në një rebus sfilitës për futbollin italian, aq sa të ndikojë edhe llogaritë e skuadrave të tjera. Nëse do të luhet me praninë e tifozëve, nëse do të kushtëzohet me pjesëmarrjen apo nëse do të spostohet sërish.

Napoli propozoi spostimin e Kupës së Italisë këtë javë për të zhvilluar Serinë A, por kjo u hodh poshtë, e tani hipotezat për derbin mes Juve dhe Inter janë vetëm dy. Po diskutohet për shtyrjen me një javë të kampionatit ndërsa ndeshjet që do rikuperohen, do luhen në 7, 8 dhe 9 Mars. Kështu sfida në Juventus Stedium do të kishte një arkëtim optimal 5 milionë Euro, dhe imazhi i futbollit italian do të ruhej.

Me këtë tezë edhe finalja e Kupës do të spostohej në stadiumin San Siro, pasi impianti Olimpiko në kryeqytet do ti dorëzohet UEFA-s për Europianin 2020. Hipoteza e dytë që qëndron në këmbë por që i pëlqen shumë pak njerëzve është spostimi i javës së 26 në 13 Maj. Kështu do të luhej në stadiumet pa rrezik, duke spostuar sërish ndeshjet e tjera, gjithmonë duke shpresuar se në Itali, emergjenca do të zgjasë më së shumti deri në 8 Mars.

 
 

Top Channel

N.Z
By N.Z March 3, 2020 11:24