Kur VMRO-DPMNE akuzon për korrupsion, duket si prostituta e rrugës që flet për moral!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Shkurt, 2023 23:06

Kur VMRO-DPMNE akuzon për korrupsion, duket si prostituta e rrugës që flet për moral!

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ekspoentë të tjerë të BDI-së së Ali Ahmetit, ditëve të fundit janë pre e shëneshtrimit nga pallati i bardhë nëntëkatësh me një portë dhe kullë të pasur me ornamente të VMRO-DPMNE.

Nëse do të analizoheshin reagimet e fundit të VMRO-DPMNE, ata lidhen ngushtë me eksponentë të BDI por edhe Alencës për Shqiptarët e cila vendosi t’i bashkohet pushtetit me LSDM dhe BDI. Këto reagime duken qartë se janë reagime për politikë dhe konsum ditor.

Fillimisht, ishte Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska e cila u vu në shënjestër të partisë së Mickovskit vetëm pse vendosi të ndajë rrugët me këtë parti. Ishin akuza deri në banalitet, vetëm pse mori fund bashkëpunimi mes tyre.

Lufta e ditëve të fundit të VMRO-DPMNE në Kuvend tregon tendencën e njejtë. Akoma në Pushtet lokal me Aleancën për Shqiptarët në Gostivar, deputetët e kësaj partie shënjestruan Arben Taravarin vetëm pse vendosi t’i bashkohet shumicës kuvendore, madje duke e akuzuar për një shtëpi në Shkup dhe për korrupsion.

Si Danela Arsovska si Arben Taravari iu përgjegjen Mickovskit me një përgjigje të ngjajshme, u kapën me duar në mjalt pandaj nxjerrin vrerë e mllef.

Shpifjet dhe trillimet e fundit të VMRO-DPMNE-së dhe kreut të saj Hristian Mickoski ndaj ASH-së, nuk kanë asnjë motiv tjetër, pos hakmarrjes, pasi Aleanca për Shqiptarët zbuloi skandalin korruptiv në një tender publik me vlerë prej 12 milionë euro që çon deri te Mickoski, ishte reagimi i ASH.

Në këtë drejtim ishte edhe reagimi i BDI që konkuludoi përmes një deklarata që VMRO DPMNE e Mickoskit është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata. Sipas BDI, nuk ka qytetar në vendin tonë që nuk e di, edhe anëtarët e VMRO DPMNE-së e dinë se korrupsioni dhe krimi i organizuar në vendin tonë është shpikur dhe perfeksionuar nga kjo parti.

Edhe përgjimet e vitit 2016 dëshmuan që kjo parti nuk e ka “tefterin” e pastër, sa që ish lideri i tyre ndodhen në azil pikërisht se në vendlindje duhet të vuaj disa dënime me burg pikërisht për korrupsion dhe keqpërdorime në qeverisjen e tij.

Edhe pas gati shtatë vitesh në opozitë, VMRO-DPMNE nuk mund të fshi hijen e korrupsionit dhe keqpërdorimeve nga qeverisja e sajë 11 vjeçare, sa që edhe selia e tyre është vënë në shënjestër të organeve të drejtësisë.

Në qershor të vitit 2022, Këshilli Gjyqësor në lëndën “Talir 2” e shpalli fajtor ish-kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe e dënoi me burg prej gjashtë vjet për veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare. Fajtor është shpallur edhe Kiril Bozhinovski, të cilin gjykata e dënoi me dy vite burg me kusht. Gjykata e pranoi propozimin e prokurorisë dhe e konfiskoi selinë e partisë politike VMRO-DPMNE-së dhe shumë shtabe partiake përgjatë shtetit.

Dhe tani kur VMRO-DPMNE ngre akuza për korrupsion pa ndonjë argument të qëndrueshëm e bindes, prej aeroplani duket që janë akuza politike dhe të paqëndrueshme. Do të ishte shumë normale nëse me dëshmi dhe fakte rastet do të dërgoheshin në gjykatë, dhe paralelisht pastaj të sensibilizonin opinionin. Çdo gjë tjetër jashtë kësaj mënyre në opinion tingëllon si manipulim politik dhe asgjë më shumë.

Redaksia Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Shkurt, 2023 23:06

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare