Kurti: Grenell mban pozicionin e Beogradit – nuk e di arsyen

Desk
By Desk April 23, 2020 22:51

Kurti: Grenell mban pozicionin e Beogradit – nuk e di arsyen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në paraqitjen e tij të sotme në Radio Televizionin Shtetëror ka folur edhe rreth raporteve të tij me emisarin e presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell. Ai ka thënë se diplomati amerikan po i mban anën Serbisë dhe se një gjë e tillë është dëshmuar me qëndrimet e tij për heqjen e taksës dhe reciprocitetit.

“Sikurse e kemi kritikuar UNMIK-un dhe EULIX-in, mund ta kritikojmë edhe Grenell. Ne nuk e identifikojmë komplet një organizatë me një figurë të veçantë politike. Grenell është i SHBA-së, por SHBA nuk janë vetëm ambasadori Grenell, por edhe kur janë vlerësoj se është gabim që të pajtohesh për gjithçka. Ambasadori Grenell ka qëndrim në lidhje me një çështje që ne kemi me Beogradin. Ky është dallimi. E ka qëndrimin e njëjtë me Beogradin për heqje të taksës dhe reciprocitetit. Ai është në pozicionin e Beogradit dhe nuk e di arsyen”, ka thënë Kurti në një intervistë në televizionin publik.

Desk
By Desk April 23, 2020 22:51