Kurti: Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellë de facto

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Mars, 2023 10:17

Kurti: Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellë de facto

Më lejoni t’i falënderoj qytetarët e Kosovës, mbështetësit e shtetit e popullit tonë, për vëmendjen e përkrahjen, për durimin e më vjen keq për brengosjen që mund ta kenë përjetuar në këtë ditë maratonike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se me Serbinë është arritur pajtimi publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë.

Ai tha se në marrëveshjen bazë është njohje e ndërsjellë de-facto.

“Kjo është njohje de-facto në mes Kosovës e Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjellës, por i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e i ikën edhe nënshkrimit të aneksit”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se i takon BE-së që të gjejë mekanizmin për ta bërë këtë marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme.

“Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në faqen e BE-së dhe aty do ta lexoni e kuptoni edhe çka ka edhe çka s’ka”, është shprehur Kurti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Mars, 2023 10:17