Kurti: Ne kërkojmë një dialog mbi baza të pjekura dhe jo të ngutura

Desk
By Desk March 2, 2020 19:46

Kurti: Ne kërkojmë një dialog mbi baza të pjekura dhe jo të ngutura

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando dhe zëvendësin e tij, Matteo Corradini.

Ambasadori Orlando uroi që gatishmëria e Kryeministrit Kurti të mund të realizojë një hap të rëndësishëm për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Kurti, nga ana e tij, nënvizoi shqetësimin e çdo vendimi të gatshëm e që nuk përfshinë pjesëmarrjen dhe që e mënjanon përfaqësimin. Ne kërkojmë një dialog që të mbështetet mbi baza të pjekura dhe jo të ngutura.

Në përfundim të takimit, Kryeministri Kurti falënderoi Italinë për rolin e luajtur në KFOR dhe ritheksoi vendosmërinë e tij për të vepruar në dakordësi në kontakt me Misionin e KFOR-it dhe Komandantin e saj.

Desk
By Desk March 2, 2020 19:46