Kurti për mos-ftesën e Kosovës në SHBA: Nuk është fundi i botës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 21:11

Kurti për mos-ftesën e Kosovës në SHBA: Nuk është fundi i botës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe një herë rreth mos-ftesës së Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA.

Edhe pse Qeveria e Kosovës është kritikuar mjaft shumë pasi u fut në grupin e shteteve që nuk morën ftesë nga SHBA-të, Kurti ka thënë se “nuk është fundi i botës nëse nuk jemi të ftuar në një samit apo konferencë”.

Përkundrazi, Kurti nuk ka qenë i sigurtë as në emrin e samitit.

“Nëse nuk e kam gabim quhet Samiti për Demokracitë…Ftesa apo mos ftesa nuk është qëndrim specifik i SHBA-së, së paku edhe Ambasada Amerikane e sqaroi mjaft mirë këtë çështje…Nuk është fundi i botës nëse nuk jemi të ftuar në një samit apo konferencë, për shkak se lidhja jonë është shumë e fortë”, ka thënë Kurti në një emision televiziv.

Kujtojmë se Kosova ishte një ndër shtetet që nuk u ftua në Samitin e Demokracisë në SHBA, së bashku me shtetet si Serbia, Bosnja e Hercegovina etj.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 21:11