Kurti: Thaçi e ka obligim kushtetues të ma jap mandatin për Qeverinë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2019 22:35

Kurti: Thaçi e ka obligim kushtetues të ma jap mandatin për Qeverinë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi me qejf nuk ia jep mandatin për krijimin e Qeverisë, por ai e ka obligim atë.

Kurti ka folur kështu për televizionin nga Tirana “Neës 24”.

“Presidenti Thaçi e ka një shansë që të bëjë një punë të mirë, të ma japë mandatin për ta formuar Qeverinë. Dhëniën e mandatit nuk ma jep me qejf, por e ka obligim kushtetues. Shpresoj që ai ka reflektuar pas zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se nuk do të dëshironte të kishte një opozitë si vetja.

“Nuk do të ketë arrgoncë nga ana ime, që të ketë radikalizim nga ana e tyre”, ka thënë ai.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2019 22:35