Kusari: Nëse s’ka marrëveshje sonte, nesër fillojnë gjobat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 22:12

Kusari: Nëse s’ka marrëveshje sonte, nesër fillojnë gjobat

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nëse sonte në Bruksel nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë nesër do të nis shqiptimi i gjobave.

Kusari – Lila tha se uron që të ketë një marrëveshje që do të ndërlidhej edhe me një afat që tregon qartësi mbi procesin në tërësi e jo veç mbi temën në veçanti.

“Ajo çka them unë është se nëse nuk arrihet një vendim tjetër, pra, vendimi tjetër është të fillohet me shqiptimin e gjobave financiare dhe siç e tha kryeministri, vendimi nuk parasheh konfiskim të tabelave e as të automjeteve por parasheh prezantim të gjobave për ata që mbajnë këto targa”, është shprehur Kusari – Lila, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se kryenegociatori për dialog teknik, Besnik Bislimi, dhe homologu i tij serb, Petar Petkoviq, janë duke mbajtur një takim në Bruksel nën udhëheqjen e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për sa i përket targave.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 22:12

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...