Kush dhe si ka importuar ilaçe të falsifikuara në Maqedoni? Institucionet ende pa përgjigje

Kush dhe si ka importuar ilaçe të falsifikuara në Maqedoni? Institucionet ende pa përgjigje

Kush dhe si ka importuar ilaçe të falsifikuara në Maqedoni? Përgjigjet për këto pyetjeve nga autoritetet nuk ka as pas dy vjetësh që nga zbulimi i skandalit që ilaçe të falsifikuara janë importuar në vend, përcjell FLAKA.

Nga Prokuroria e Shkupit thonë se rasti u dorëzua kolegëve në njësinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Veprimet hetimore që kanë ndërmarrë deri më tani kanë treguar se në këtë rast kanë marrë pjesë edhe subjektet e huaja, pa specifikuar nëse ato janë kompani apo grupe të organizuara.

“Është një lëndë e madhe dhe e ndjeshme në të cilën sipas pretendimeve janë të përfshira të dy entitetet e huaja dhe kërkon kohë për grumbullimin e të gjitha të dhënave relevante nga një numër i institucioneve. Duke pasur parasysh fshehtësinë e përmbarimit, prokuroria aktualisht nuk është në gjendje të ndajë detajet me publikun”, thonë nga PTHP.

Rreth barnave të falsifikuara një vit e gjysmë më parë foli drejtori aktual i Fondit, Den Donçev.

“Grupe të organizuara i kanë mbledhur paketimet origjinale dhe ua kanë dhanë prodhuesve të nëntokësore. Kështu, ilaçet e prodhuara nga një burim i dyshimtë ishin paketuar në paketim origjinal nga iniciuesit. Paketimi ishte origjinal, dhe ilaçi “falc”, tha drejtori i FSSHI, Don Dençev në nëntor 2017.

Por, përveç kësaj deklarate, Donçevi sot nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse ai ka ndarë njohuritë e tij me prokurorët dhe nëse ai ishte i informuar për vendndodhjen dhe kompanitë e përfshira në biznesin e ilaçeve të falsifikuar. Kur u hap hetimi, autoritetet u kërkuan qytetarëve të kenë një mirëkuptim dhe t’i lënë institucionet të punojnë, edhe pse që atëherë nuk ka momente të reja.

OBSH-ja alarmon se barnat e falsifikuara mund të shkaktojnë pasoja serioze për shëndetin e popullatës. Sipas analizës së tyre, një në dhjetë ilaçe të shitura në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme janë ose inferiore ose të falsifikuara. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 27, 2019 20:40

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA