Doza e tretë përforcuese e vaksinës kundër Covid është më e mirë nëse është e ndryshme nga dy të parat për shkak të një reagimi më të mirë imunitar të organizmit, megjithëse mund të jetë nga e njëjta, shpjegon për TV24, prof. Dr. Liljana Stevçeva, imunologe me mbi 20 vjet përvojë në SHBA, në fushën e përgjigjes imune ndaj viruseve dhe vaksinave virale, përcjell FLAKA.
Me këtë ajo iu përgjigj disa qytetarëve që janë në dilemë nëse do të marrin Pfizer për një dozë të tretë dhe janë të interesuar për vaksinim në Serbi.
Megjithatë, Dr. Stevçeva thotë – është e paqartë pse në Maqedoni rekomandohet një dozë e tretë për të gjithë, kur rekomandimi është për personat mbi 60 vjet.
Dozën e tretë deri më tani e kanë marrë 43.376 qytetarë. Interesimi i qytetarëve për vaksinimin me dozën e tretë është shumë më i madh se sa për dozën e parë dhe të dytë që është në rënie. Në katër ditët e fundit janë aplikuar 1706 dozë të parë, 1899 janë rivaksinuar dhe 4590 kanë marrë dozën e tretë. FLAKA