Kush e ka mandatin për ndryshime kushtetuese?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 21:14

Kush e ka mandatin për ndryshime kushtetuese?

T&S

Deri në fund të javës do të jetë më e qartë nëse koalicioni qeverisës do të rritet. Aleanca njoftoi se kryesia e partisë do të mblidhet të premten dhe do të marrë një vendim. Kryeministri Kovaçevski përsërit se e lë të hapur derën e Qeverisë – jo vetëm për ta, por “për të gjithë ata që duan të hyjnë në koalicionin evropian”. Ai thekson se anëtarësimi në BE është pjesë e programit të Qeverisë dhe është i befasuar nga paralajmërimet e oponentit të tij Mickoski se nuk ka marrë mandat për ndryshime kushtetuese, përcjell FLAKA.

VMRO-DPMNE është për zgjedhje, sepse atje partitë do të marrin mandatin për të realizuar zotimet e tyre, thonë nga partia e Mickoskit.

Për fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese nevojiten 80 deputetë, të cilët janë të paarritshëm si me hyrjen e Aleancës në Qeveri ashtu edhe me daljen e Alternativës prej saj. Ministri Bekim Sali, portofoli i të cilit, sipas spekulimeve, duhet të kalojë nga njëra parti në tjetrën, nuk përfshihet në vendime politike.

Aleanca hodhi poshtë si të pavërteta artikujt se po diskutohet për marrjen e diksetrëve të shëndetësisë dhe drejtësisë. Në marrjen e vendimit përfundimtar, ajo do të mbështetet në sugjerimet e publikut ndërkombëtar që përfshijnë axhendën evropiane dhe luftën kundër korrupsionit, jo zgjedhjet. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 21:14