Kush është Azet-i që mbrëmë Gostivarin e çoi në këmbë ?

Kush është Azet-i që mbrëmë Gostivarin e çoi në këmbë ?

Kush është Azet që mbrëmë Gostivarin e çoi në këmbë ?

Emri i tij i vërtetë është Granit Musa dhe kq lindur më 6 mars 1993.

Azet, është një reper që këndon kryesisht në gjuhën gjerme dhe ka lindur në Dresden, Gjermani.

Ai është pjesë e ekuipazhit rap të Dresdenit ‘KMN Gang’, i cili përfshin edhe reperët Nash, Jon sulejmani, Zuna, Trimzi dhe Miami Yacine.

Prindërit e Azet u shpërngulën nga Kosova në rrethin e Drezdenit të Prohlis.

Në shkollën fillore, ai u takua me Aliun. Në vitin 2010, ata krijuan ekuipazhin rap të KMN, e cila më vonë u bashkua me Zuna dhe Rilind në 2019.

Në dhjetor 2016, Azet hyn në listat muzikore gjermane për herë të parë me këngën e tij “Patte fliesst”.

Së bashku me Zunën dhe Noizin, Azet gjithashtu arriti të hy në top dhjetëshin e muzikës gjermane.

Në dhjetor 2017, Azet lansoi këngën  “Gjynah” (shqip; trishtim). Albumi i tij “Fast Life” u lansua më 30 mars 2018, i cili kryesonte listat e albumeve gjermane, austriake dhe zvicerane.

Ky është Azeti që ngriti në këmbë publikun gostivaras dhe jo vetëm me koncertin e tij të parë në Maqedoninë e Veriut.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 23 Korrik, 2019 10:18

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.