Kush është deputeti nga ASH-AAA që ka tërhequr nënshkrimin për shumicën e re?

Redaksia
By Redaksia 6 Nëntor, 2021 22:21

Kush është deputeti nga ASH-AAA që ka tërhequr nënshkrimin për shumicën e re?

Njëri nga 12 deputetët e ASH-AAA, me të cilin ka biseduar TV21, pritet të tërheqë nënshkrimin nga mazhoranca e re, të cilën të premten e bëri të ditur Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE, përcjell FLAKA.

Dyshimet e disa deputetëve shqiptarë për mazhorancën e re i referohen qëndrimeve të së Majtës, të cilat nuk përputhen me profilin e tyre politik.

Por TV 21 nuk zbulon se kush është ai deputet.

Në opinion janë përemndur se numri i tyre që do ta largojnë firmën mund të shkojë edhe deri në tre deputetë.

Emri i vetëm që ka qarkulluar në media është ai i Skender Rexhepi – Zeid. Ky i fundit nuk ka bërë deri në këto momente ndonjë prononcim publik.

Mickoski thotë se dëshiron një qeveri që do të ketë kapacitete të plota dhe do të zbatojë reforma. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë zgjedhjet e shpejta janë të pashmangshme. Mickoski pohon se ka pasur presion mbi personat që kanë dhënë nënshkrime, gjegjësisht ata 61 deputetë. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 6 Nëntor, 2021 22:21