Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Kush është deputetja kroate që do të zëvendësojë Johannes Hahn ?

Kush është deputetja kroate që do të zëvendësojë Johannes Hahn ?

Redaksia

Postin e Komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Europian mund ta marrë eurodeputetja kroate Dubravka Suica. Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, por burime diplomatike në Bruksel thonë se zonja Suica është pjesë e listës që do të prezantohet të martën nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Eurodeputetja kroate, Dubravka Šuica, pritet të kandidohet në postin e Komisionerit për Zgjerimin dhe Fqinjësinë nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, por burime diplomatike në Bruksel thonë se zonja Suica është pjesë e listës që do të prezantohet të martën.

Pasi të prezantohet përbërja e Komisionit, duhet të merret në tërësi edhe votëbesimi i Parlamentit Europian, ndërsa më parë do të zhvillohen edhe seanca dëgjimore me të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga zonja von der Leyen. Mandati i Komisionit të ri Europian do të fillojë zyrtarisht më 1 nëntor 2019.

Por kush është Dubravka Suica?

Ajo është anëtare e Bashkimit Demokratik Kroat që prej vitit 1990, ndërsa nga viti 2001 deri në vitin 2009, ka shërbyer si kryebashkiake e Dubrovnikut.

Kur Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Europian në vitin 2013, Suica u zgjodh eurodeputete. Këtë vit ajo u zgjodh edhe nënkryetare e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane.

Nëse kandidatura e saj konfirmohet, atëherë ky është një lajm i mirë për aspiratat e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Ndërsa në rastin e Serbisë, në disa raste Šuica ka deklaruar se nuk është realiste që Serbia të anëtarësohet brenda vitit 2025.

Në një deklaratë të bërë në maj të vitit të kaluar, ajo tha se Serbia duhet të paraqesë më herët listën e personave të zhdukur gjatë luftës si dhe të kthejë pasuritë e trashëgimisë kulturore.

Deri tani, postin e Komisionerit për Zgjerimin e ka mbajtur Johannes Hahn, i cili pritet të marrë një portofol të ri në kabinetin e ardhshëm.

Continue Reading

Previous: Zaev optimist: Në tetor do të marrim datën për fillimin e negociatave
Next: Aleksandri i Madh sipas Statutit të Shkodrës, zbuluar nga Luçia Nadin

Të ngjashme

loncar-filipce-vakcine-donacija-severna-makedonija-780x470 Të martën, negociata për vaksinën ruse të prodhuar në Serbi

Të martën, negociata për vaksinën ruse të prodhuar në Serbi

Redaksia
arrestimi Privohet nga liria agjenti i pasurive të patundshme

Privohet nga liria agjenti i pasurive të patundshme

Redaksia
Boris-Trajkovski_Vaksina Nis vaksinimi masiv në vend

Nis vaksinimi masiv në vend

Linda Limani

TË FUNDIT

fl Anketë e re në Maqedoninë e Veriut, ja sa % besim kanë qytetarët te Qeveri

Anketë e re në Maqedoninë e Veriut, ja sa % besim kanë qytetarët te Qeveri

arta-735x400-1-696x379-1 Arta Bilalli – Elmi Azirit: Bllokuat iniciativën për punën online të Kuvendit

Arta Bilalli – Elmi Azirit: Bllokuat iniciativën për punën online të Kuvendit

nikola_gruevski_premier-780x470 Gruevski: Pronat e konfiskuar nga Prokuroria nuk janë të miat

Gruevski: Pronat e konfiskuar nga Prokuroria nuk janë të miat

minister_mila_carovska Carovska në takim me drejtorët e shkollave fillore për implementimin e programeve të reja mësimore

Carovska në takim me drejtorët e shkollave fillore për implementimin e programeve të reja mësimore

1111REDAKT....PUBLIKIMI-I-MEGA-SKANDALEVE-TE-QEVERISE-750x430 Përmes “bombave” deri te pushteti

Përmes “bombave” deri te pushteti


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.