Kush janë TOP 10 përmbaruesit që kanë gjeneruar të ardhura totale prej 13.4 milion € ?

Kush janë TOP 10 përmbaruesit që kanë gjeneruar të ardhura totale prej 13.4 milion € ?

Së bashku, zyrat e përmbarimit vitin e kaluar kanë gjeneruar të ardhura totale prej 13.4 milion €, përcjell FLAKA.

Gordan Stankoviq është përmbarues me seli në Shkup në komunën Qendër. Vitin e kaluar ai ishte “mbreti” i përmbaruesve sepse ai bëri një të ardhur neto prej 169.400 euro. Të ardhurat e tij totale vitin e kaluar ishin 465.200 euro. Paga mesatare e një të punësuari te Stankoviq vitin e kaluar ka qenë 26,770 denarë ose afro 5000 denarë mbi mesataren.

Konkurrenti i tij nga komuna e Shkupit në Qendrës është Krum Kocarev, Ai është i dyti në listë sipas të ardhurat neto. Fitimi i tij vitin e kaluar ishte 152.300 euro. Dhe të ardhurat nga përmbarimi ishin 224,000 euro. Kocarev ka paguar më mirë sesa Stankoviç. Te ai paga mestarae vitin e kaluar ka qenë 33.235 denarë ose 200 euro mbi mesataren e vendit. Agjensia e tij e përmbarimit vitin e kaluar ka punësuar 7 persona.

I treti në listë poashtu është nga komuna e Shkupit, Qendër. Antonço Koshtanov vitin e kaluar kishte të ardhura bruto prej 317.400 euro dhe bëri një të ardhur neto prej 148,200 euro. Zyra e Koshtanov ka punësuar 5 persona, dhe paga mesatare mujore vitin e kaluar te ai ka qenë 43.945 denarë, ose dyfishi i mesatares kombëtare. Koshtanov është punëdhënësi më i mirë për sa i përket shumave të paguara për punonjësit e tij.

Dhe gruaja e parë në listë: Vesna Dellovska nga Komuna Qendër në Shkup. Vitin e kaluar, të ardhurat e saj nga përmbarimi ishin 250,600 euro, dhe të ardhurat neto, kanë qenë 147.300 euro. Ka pasur gjithsejt 6 persona të punësuar, dhe paga mesatare te ajo ka qenë më e ulët për 1.416 denarë sesa mesatarja kombëtare.

I pesti në listë është përmbaruesja strugane Gordana Xhuteska. Të ardhurat e saj bruto vitin e kaluar ishin 339,000 euro, dhe të ardhurat neto para 144.300 euro. Ka pasur të punësuar 10 persona dhe paga mesatare ka qenë 22.320 denarë, që është 400 denarë mbi mesataren.

Dhe një grua tjetër. Emilija Pavllovska përmbaruese nga Shtipi. Vitin e kaluar zyra e saj ka pasur 8 persona të punësuar, dhe paga mesatare mujore ka qenë 17.692 denarë ose 4.212 denarë më pak se mesatarja. Zyra e saj vitin e kaluar bëri një fitim prej 133,710 euro dhe të ardhurat bruto ishin 224.200 euro.

I shtati në listën përmbarimore të TOP 10 është Hristo Jovanov nga komuna e Shkupit – Qendër. Të ardhurat e tij bruto vitin e kaluar ishin 289.600 euro, ndërsa të ardhurat e tij neto kanë qenë 112.900 euro. Vitin e kaluar, zyra e Jovanov ka pasur të punësuar 7 persona me pagë mesatare 30,388 denarë.

Slavica Krstevska, Kumanovë, është në vendin e tetë sipas të ardhurave neto që arrijnë në 111,600 EUR. Por kjo përmbaruese ka raportin më të favorshëm të të ardhurave neto para tatimit në krahasim me të ardhurat bruto. Të ardhurat neto para tatimit janë 79 përqind e të ardhurave bruto. Të ardhurat e saj bruto vitin e kaluar ishin 140,790 euro. Ajo ka pasur të punësuar 3 persona vitin e kaluar me një pagë mesatare mujore prej 14,578 denarë. Zyra e saj me të ardhurat neto më të larta për sa i përket të ardhurave bruto ka pagat më të ulëta të të punësuarve.

Premetim Qerimi është një tjetër përmbarues nga Kumanova në listën TOP. Zyra e tij vitin e kaluar ka pasur të punësuar 4 persona me pagë mujore 14.664 denarë. Të ardhurat e tij bruto vitin e kaluar ishin 190.100 euro dhe të ardhurat e tij neto para tatimit kanë qenë 106.200 €.

Në listën e përmbaruesve në TOP 10 është edhe përmbaruesi i Shkupit Bllagoja Kallamatiev nga Komuna Qendër. Zyra e tij vitin e kaluar kishte të ardhura bruto prej 185.300 euro dhe të ardhura neto prej 102.700 euro. Ka pasur të punësuar 5 persona dhe paga mesatare mujore neto te ai ka qenë 22,785 denarë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Dhjetor, 2019 21:13

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA