Kush keqpërdorë recetat mejkësore? Ja çfarë paralajmëron qeveria

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 25, 2019 22:43

Kush keqpërdorë recetat mejkësore? Ja çfarë paralajmëron qeveria

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, në seancën për pyetje parlamentare zbuloi arsyet e zbuluara përmes analizës, pse qytetarët në vend nuk mund të vijnë deri te ilaçe me recetë gjatë tërë muajit, por vetëm në fillim të muajit, përcjell FLAKA.

Sipas shërbimit të shtypit të qeverisë, ai tha se për më shumë se një vit është trajtuar kjo çështje, se kontrollet kanë treguar abuzime, se është duke u bërë një sistem i plotë informacioni i kontrollit, madje ka ardhur nga koha e qeverisë së mëparshme dhe ka njoftuar një zgjidhje të plotë për problemin në vjeshtë.

“Një pjesë e problemit ndodh kur lëshohen receta fiktive nga mjeku dhe në të njëjtën kohë, formati mirë-organizuar, farmacitë, receta fiktive i pranojnë dhe shërimi të vijnë për njerëzit pa para, pastaj tregtohet me ta në vend dhe jashtë shtet. Këto janë aktivitetet ilegale penale, jemi duke bërë hetime serioze, i kemi përforëcuar masat e kontrollit. Nga 1 shtatori deri me 1 nëntor mendojmë se do ta kemi zgjidhjen. Qëlllimi është qytetarët të marrin ilaçe gjatë gjithë muajit”, tha kryeministri.

Ai shpreson se qytetarët nuk do ta bëjnë të a.q. farmaci në shtëpi, duke u shqetësuar se nuk do të gjejnë ilaçe me receta, thuhet në njoftimin qeveritar. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 25, 2019 22:43