Kush më bëri të sëmurë, kur jam i shëndoshë? Zjarrfikësi nga Kumanova i pakënaqur

Desk
By Desk May 4, 2020 20:26

Kush më bëri të sëmurë, kur jam i shëndoshë? Zjarrfikësi nga Kumanova i pakënaqur

Nuk janë të paktë qytetarë nga rajoni i Kumanovës që kanë filluar të shprehin haptazi mospajtime dhe revoltë sa i përket testimit të virusit korona. Një ndër ta është edhe zjarrfikës Boris Stankovski, punonjës i Njësinë territoriale të zjarrfikësve të Kumanovës, i cili është edhe pjesë e Shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim. Ai ka përmes një letre të hapur dërguar Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipce, ka hedhur dyshime për kredibilitetin e saktësisë së testit për koronavirus.

“Kush më bëri të sëmurë, kur jam i shëndetshëm dhe pa simptoma. A thua testet e institutit për shëndet publik të 12.04.2020 me çka unë dhe disa të tjerë nga Shtabi komunal kemi rezultuar me test pozitiv. Sa është kjo valide dhe nëse bëhet fjalë për ndonjë lëshim apo gabim të “paqëllimshëm”, a do të japë përgjegjësi dikush? Ndonjëherë ai gabim jo i qëllimshëm, kushton jetë njerëzish. Pse dhe mbi çfarë baze testimet e mia shëndetësore të bëra në spitalin Axhibadem Sistina, të pagur personalisht nga unë, kanë qenë lëndë hetimi nga Inspektorati shtetërorë i shëndetësisë. Të gjitha këto punë dhe ndodhi jo logjike na sjellin deri tek një pyetje: Kujt dhe pse po i pengon puna e Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim”, shkuan në letrën e hapur drejtuar Ministrit së Shëndetësisë, zjarrfikësi nga Kumanova, Boris Stankovski, kurse motiv i kësaj letre kanë qenë testet shtesë që i ka bërë dhe të cilin e kanë nxjerrë negativ. (koha.mk)

Desk
By Desk May 4, 2020 20:26