Kush po i kërrcënon Prokurorët?!

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 27 Janar, 2022 15:20

Kush po i kërrcënon Prokurorët?!

Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Jovevski njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme, përmes një dërgese të rekomanduar të dërguar nga Posta e Manastirit më 17.1.2022 në ora 10:26, ka marrë kërcënim për jetë.

Ngarkesa e rekomanduar me kërcënim është e shkruar në maqedonisht dhe anglisht.

Kërcënimi i referohet një rasti konkret penal në të cilin procedura ka përfunduar në dhjetor të vitit 2021, me miratimin e aktvendimit për rastin me të cilin është ndërprerë procedura për shkak se është konstatuar se nuk ka vend për ndjekje nga Prokuroria Publike.

Ndërkohë, edhe shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, para një muaji ka marrë letër me kërcënime për jetën e saj, nëse nuk do t’i dënonte Zoran Zaevin dhe Vice Zaevin.

Ruskovska, për dallim nga kryeprokurori republikan Ljubomir Joveski, i cili nëpërmjet një komunikate informoi se ka marrë kërcënime nga një organizatë terroriste, Ruskovska informacionin se është kërcënuar e ka ndarë vetëm me “Deutsche Welle”.

“Letra ka arritur më 23-24 dhjetor vitin e kaluar. Kërcënimet ishin në kuptimin se ‘qytetarë të pafajshëm ndodhen në burg, ndërsa kriminelët Zoran dhe Vice Zaev në liri’. Nëse nuk i dënoj menjëherë, do të vritem. Të dy letrat ishin në këtë kuptim”, tha Ruskovska për “Deutsce Welle”.

Rastin e ka denoncuar menjëherë në MPB, pas çka ka marrë sigurim shtesë, konform ligjit. Ajo është ende në pritje të informacioneve nga policia se kush qëndron pas kërcënimeve./

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 27 Janar, 2022 15:20

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare