Kush po kërcënon përmes internetit në Maqedoninë e Veriut, MPB piketon 49 veta

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 21:13

Ministria e punëve të brendshme ka ngritur padi penale kundër 49 personave për përhapje të gjuhës së urrejtjes dhe kërcënime në rrjetet sociale. Toni Angellovski zëdhënës i ministrisë për punë të brendshme thotë se me hapjen e fushatës zgjedhore rritet numri i rasteve të tilla. Ai shton se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm se çfarë publikojnë në rrjetet sociale.

“Mund të them nga shtatori, periudha para referendumit kur kemi pasur shumë vepra penale të tilla. Gjithashtu, pas asaj kohe, kishim rastin në Llaskarcë, zjarret në Greqi. Tani kemi një periudhë parazgjedhore kur presim rritje të veprave penale” u shpreh Toni Angelovski zëdhënës i MPB-së

Por pse kemi gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime në internet? Sociologu Ilija Acevski thotë se arsyeja është mungesa e edukatës së përgjithshme. Sipas tij duhet të formohet një institucion i veçantë që do të vëzhgoj këto raste.

“Kam pasur rastin të ndjek një fjalim, sërë fjalësh prej mafiozi e grabitësi. Me fjalët dhe shprehjet më të shëmtuara për kundërshtarin. Dhe kjo është një gjuhë urrejtjeje. E etiketoni dikë me ndonjë emër dhe nuk keni dëshmi. Është e tmerrshme. Pastaj kur opinioni e pranon këtë, më pas atë e shihni në rrjetet sociale” theksoi Ilija Acevski, Sociolog

Ndryshe javën e kaluar MPB arrestoi Zharko Grozdanovskin, i cili publikoi video-incizim në rrjetet sociale duke e kërcënuar kryeministrit Zoran Zaev. Ndërkohë Aktivisti nga Kumanova Valon Elezi ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit peticionin me 1800 nënshkrimin kundër profesoreshës Biljana Vankovska nga universiteti Shën “Qirili dhe Metodi” për statusin e saj në facebook ditën kur ndodhi tragjedia në Llaskarcë./TV21

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 21:13